Më shumë vret Bursa e Londrës, se sa gjylet e topave

Lajmërimi i parë për atë që kishte ndodhur në pylin e Katinit u bë nga Radio Berlini në 13 prill 1943. “Një lajm na ka mbërritur n...


Lajmërimi i parë për atë që kishte ndodhur në pylin e Katinit u bë nga Radio Berlini në 13 prill 1943. “Një lajm na ka mbërritur nga Smolenski, i cili bën të ditur se banorë lokalë kanë përmendur përpara autoriteteve gjermane ekzistencën e një vendi ku janë kryer ekzekutime massive nga ana e bolshevikëve, dhe ku 10 000 oficerë polakë janë vrarë nga Policia e Fshehtë Shtetërore Sovjetike. Autoritetet gjermanë shkuan në një vend të quajtur Kodra e Dhive, një vendpushim rus që ndodhet dymbëdhjetë kilometra në perëndim të Smolenskit, aty ku bënë një zbulim makabër.

Lajmi i parë për masakrën e Pyllit të Katinit erdhi në prill 1943, kur gjermanët gjetën një varr masiv me 4500 ushtarë polakë në Rusinë e pushtuar nga Gjermania. Zbulimi i tmerrshëm në pyllin e Katinit do të fuste seriozisht në telashe qeverinë ruse.

Rusët iu përgjigjën pretendimeve të gjermanëve se kjo ishte vepër e policisë së fshehtë ruse, duke deklaruar se masakra ishte kryer nga vetë gjermanët. Në kontekstin e luftës – aleatët po luftonin makinerinë naziste të luftës dhe Rusia ishte një aleat i vlefshëm – versioni gjerman nuk u pranua nga britanikët dhe qeveritë e tjera të vendeve aleate. Megjithatë, në epokën e Luftës së Ftohtë, versioni rus nisi të këqyrej me kujdes dhe u vu seriozisht në dyshim.

Lajmërimi i parë për atë që kishte ndodhur në pylin e Katinit u bë nga Radio Berlini në 13 prill 1943. “Një lajm na ka mbërritur nga Smolenski, i cili bën të ditur se banorë lokalë kanë përmendur përpara autoriteteve gjermane ekzistencën e një vendi ku janë kryer ekzekutime masivë nga ana e bolshevikëve, dhe ku 10 000 oficerë polakë janë vrarë nga Policia e Fshehtë Shtetërore Sovjetike. Autoritetet gjermanë shkuan në një vend të quajtur Kodra e Dhive, një vendpushim rus që ndodhet dymbëdhjetë kilometra në perëndim të Smolenskit, aty ku bënë një zbulim makabër”.

Lajmi i Radio Berlinit

Gjermanët pretenduan se kishin gjetur një gropë të madhe, 28 metra të gjatë dhe 16 metra të gjerë në Kodrën e Dhive në të cilën ndodheshin të vendosur mbi njëri- tjetrin 3000 trupa. Të gjithë trupat ishin të veshur me uniforma ushtarake; disa prej tyre ishin të lidhur dhe të gjithë kishin shenja të plumbave të pistoletës prapa kokës. Gjermanët besonin se do të ishin në gjendje të gjenin 10 mijë trupa (prandaj ishte kjo edhe shifra e dhënë në transmetimin radiofonik të lajmit), por në fund, totali ishte 4500. Gjermanët deklaruan se trupat ishin në gjendje të mirë e madje ata kishin mundur të njohin edhe gjeneralin Smoravinski, si njërën prej kufomave. Toka kish bërë “goxha punë” në ruajtjen e gjendjes së trupave dhe dokumentacionit nëpër rrobat e tyre.

Megjithatë, cdo lloj informacioni që lidhej me këtë masakër dhe që bëhej publik gjatë luftës vinte nga ministria e propagandës e Gëbelsit, dhe ai trajtohej si i dyshimtë prej Aleatëve. Në janar të vitit 1943, rusët kishin përmbysur tendencën e luftës, falë mposhtjes së gjermanëve në Stalingrad – një fitore për të cilën Churchilli kish thënë se të gjithë në anën e Aleatëve duhej të festonin. Në atë lloj situate, cdo lloj kriticizmi për rusët në pranverën e vitit 1943 do të ishte i papranueshëm. Nga ana tjetër, cdo lidhje mes masakrës dhe dorës së gjermanëve do të pranohej më me gatishmëri, nga të gjithë ata që luftonin kundër nazistëve.

Po çfarë ndodhi saktësisht në pyllin e Katinit?

Kur forcat gjermane sulmuan Poloninë në shtator të vitit 1939, taktika Blitzkrieg shkaktoi të çara të mëdha në mbrojtjen e polakëve. Megjithatë, në 17 shtator, në kuadër të Paktit Ribbentrop-Molotov, forcat ruse pushtuan edhe ato Poloninë. Udhëheqja ruse u bëri thirrje ushtarëve polakë që të ngriheshin kundër oficerëve të tyre si dhe udhëheqësve politikë, si ndëshkim për faktin që e kishin futur vendin e tyre në një luftë të padrejtë. Ata oficerë polakë dhe politikanë që u kapën nga Ushtria e Kuqe u arrestuan dhe u dërguan në Rusi.

Ajo që dihet është se ata u dërguan në tre kampe në Rusi – Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Njëri prej kampeve, Kozelsk, mbante brenda tij më shumë se sa thjeshtë oficerët. Në të ndodheshin profesorë polakë universiteti të arrestuar, kirurgë, fizikanë, avoketër dhe gjykatës. Në Kozelsk ndodhej edhe një femër e burgosur – Janina Levandovski. Trupi i saj u gjet i veshur me uniformë ushtarake të Forcave Ajrore Polake. Në Ostashkov ndodheshin oficerë – por aty ndodhej gjithashtu edhe cdo person nga Polonia që konsidero- hej “borgjez”. Me sa duket, vetëm Starobelski kishte oficerë të ushtrisë polake.

Si fillim, rusët u përpoqën që të “riedukojnë” polakët në të tre kampet ku ata mbaheshin. Brigadieri Zarubin i Policisë së Fshehtë Shtetërore Sovjetike mori detyrën për ekzekutimin e këtij urdhëri. Përpjekjet e tij për të ngulitur një mënyrë sovjetike të të jetuarit tek të burgosurit nuk kishin ndoshta asnjë shans. Polakët në kamp ishin të ndaluar të mbanin, e madje edhe të përmendnin fjalën Meshë – gjë që për një komb të devotshëm katolik ishte një goditje e madhe dhe është pothuajse e sigurtë që kjo kryhej në fshehtësi. Kështu që, është e paarsyeshme të mendohet se kishte ndoshta nga ata që do të pranonin këndvështrimin sovjetik, që Zarubini po përpiqej të shiste. Më pas, Zarubini raportoi në Moskë për dështimin e detyrës që i kishin ngarkuar, dhe menjëherë në të tri kampet u shfaq një kolonel i Policisë së Fshehtë Shtetërore Sovje- tike. Menjëherë pas vizitës së këtij koloneli, grupe të burgosurish merreshin nga kampet dhe dërgoheshin në destinacione të panjohur.

Në prill të vitit 1940, që të tre kampet u boshatisën njëkohësisht. Në 22 qershor të vitit 1941, Gjermania naziste nisi “Operacionin Barbarosa”. Ushtria gjermane sprapsi me lehtësi të madhe ushtrinë ruse dhe penetroi thellë në Rusi. Stalini, i alarmuar nga kolapsi i Ushtrisë së Kuqe, urdhëroi që të ofrohej një amnesti e përgjithshme për të gjithë të burgosurit polakë që ishin të gatshëm të lufteonin kundër gjermanëve. Në 14 gusht të vitit 1941, për këtë qëllim u firmos një marrëveshje ushtarake polako-sovjetike. Megjithatë, askush nuk mund të thoshte gjë në lidhje me vendndodhjen e oficerëve që ishin mbajtur në Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Vetë Uinston Churchilli ka shkruajtur atëherë në lidhje me sikletin që një zbulim i tillë shkaktoi tek autoritetet ruse.

Qeveria polake në mërgim, me qendër në Londër, ishte vecanërisht e shqetësuar dhe kërkonte me ngulm që rusët të shpjegonin se ku ndodheshin këta njerëz. Stalini dha dy përgjigje. Fillimisht, ai deklaroi se të gjithë ishin arratisur në drejtim të Mancurisë. Megjithatë, autoritetet në Moskë – domethënë, sërish Stalini – pretenduan se të gjithë të burgosurit ishin mbajtur në territoret që gjermanët kishin pushtuar në sulmin e tyre të befasishëm në qershor 1941 dhe se vetëm gjermanët mund të flisnin në lidhje me vendndodhjen e tyre. Kjo do të ishte për shumë kohë edhe përgjigja standarte e Moskës në lidhje me këtë problem – përgjegjësit ishin gjermanët.

Vendasit që jetonin pranë pyllit të Katinit kishin prej kohësh dijeni se ajo ishte një zonë që përdorej nga policia e fshehtë për të ekzekutuar ata që kishin dalë kundër qeverisë së Stalinit. Që në vitin 1929, policia e fshehtë sovjetike kishte ndërtuar atje një burg të rrethuar me tela me gjemba dhe që ruhej nga roje të armatosura deri në dhëmbë. Për të mbajtur larg banorët vendas, policia e fshehtë mbante edhe qenë roje për të patrulluar perimetrin e burgut.

Në 16 korrik 1941, Smolenski ra në duart e gjermanëve. Autoritetet ruse ishin larguar nga Katini dhe për herë të parë pas shumë viteve, kjo zonë ishte tashmë “e hapur për publikun”. Në vitin 1942, polakë pjesëtarë të kompanise Todt mbërritën në këtë zonë për të mbledhur aty cdo lloj forme skrapi. Ndërkohë që punonin në Kodrën e Dhive, ata gjetën trupin e një oficeri të vdekur polak, i cili më vonë u varros me një ceremoni të denjë. Megjithatë, dimri i vitit 1942-1943 ishte shumë i ashpër dhe terreni në Kodrën e Dhive ngriu krejtësisht.

Në pranverën e 1943, një fshatar rus, Ivan Krivozertzev lexoi një artikull në një gazetë (“Novij Put”), që fliste për Gjeneralin Sikorski si dhe kërkimin që ai kishte nisur për mijëra oficerë polakë, të cilët nuk i gjente askund. Pavarësisht dorës së fortë të komunizmit në Rusi, Krvozertzevi kishte ruajtur besimin e tij fetar dhe ofroi një rrëfim të asaj cfarë kishte ndodhur në Smolensk në vitin 1940.

Ai kish parë vagonë trenash që mbërrinin në stacionin e Smolenskut, por që më pas devijonin në binarët rezervë. Ai kish parë burra që shoqëroheshin nga roje të armatosura në “Korbat e Zinj” – emri që vendasit i kishin vënë mjeteve të burgut. Krivorzertzev kish parë gjithashtu të burgosur “normalë” që largoheshin nga qyteti i Smolenskut në kamionë, me lopata dhe kazma në duar. Krivorzertzevi shkoi tek gjermanët dhe u tha atyre se besonte që oficerët polakë mund të gjendeshin në Kodrën e Dhive. Gjermanët shkuan në pyll dhe gërmuan në vendet ku kishin mbirë pemë të reja. Këto pemë nxorrën një sekret të dukshëm, pasi unazat përreth tyre tregonin që ishin mbjellë pikërisht në prill 1940.

Gjermanët nisën të gërmojnë në Kodrën e Dhive dhe gjetën trupat e shumë njerëzve, ende në uniforma ushtarake, të cilët ishin qëlluar prapa kokës dhe duart i kishin të ludhura pas shpine. Gjermanët gjetën gjithashtu trupat e burrave dhe grave ruse që ishin pushkatuar përpara vitit 1940. Cuditërisht, gjermanët pretenduan se mënyra se si ishin lidhur rusët dhe polakët ishte identike, dhe se kjo tregonte që të dy seritë e vrasjeve ishin kryer nga e njëjta organizatë. 4500 trupat që u zhvarrosën vinin nga Kozelsk – askush nuk e di se cfarë ndodhi me ata që ishin mbajtur në Starobelsk dhe në Ostashkov. Moska e shpalli qëndrimin e saj në 14 prill 1943: “Të burgosurit polakë në fjalë ishin internuar në afërsi të Smolenskut, në kampe specialë dhe ishin punësuar në ndërtim rrugësh. Ishte e pamundur që ata të evakuoheshin në kohën kur trupat gjermane ishin duke u afruar dhe, si rezultat, ata ranë në duart e gjermanëve. Kështu që, nëse ata janë gjetur të vrarë, kjo do të thotë se janë pushkatuar nga gjermanët, të cilët, për qëllime provokimi, tani pretendojnë se krimi është kryer nga autoritetet sovjetike”.

Në 15 prill, qeveria britanike deklaroi publikisht përmes BBC-së se gjermanët kishin thënë gënjeshtra dhe se pranonte versionin rus. Një gjë e tillë nxiti qeverinë polake në mërgim që të bënte thirrje për një hetim të pavarur të masakrës së Katinit – dicka që mund ta bënte Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në Zvicër. Gjermanët dhe qeveria polake në mërgim ranë dakord për këtë; Moska refuzoi. Rusët ndërprenë të gjithë marrëdhëniet me Poloninë dhe ata krijuan një qeveri polake kukull në Moskë.

Kur Rusia përparoi në Evropë dhe rimori zonën e Katinit, u duk sikur cështja ishte zgjidhur pasi tashmë ishte e qartë se rusët nuk do të lejonin asnjë lloj hetimi për atë që kishte ndodhur në Katin. Në gjyqet e Nyrenbergut, vrasjet u lidhën me dënimet e dhënë kundër Gëringut dhe rusët paraqitën provat e tyre për të “vërtetuar” që ishin gjermanët që e kishin kryer krimin, por ata nuk bënë asnjëherë, asnjë hetim dhe Katini u zhyt sërish në errësirë. Në gjykimin përfundimtar në Gjykatën Ndërkombëtare, Katini as që u përmend.

Nga ana e tyre, rusët pretenduan se masakra ndodhi pasi u bë e qartë që Vermahti ishte në tërheqje të plotë pas humbjes së tyre në Stalingrad dhe se ajo ishte kryer nga nazistët. Në Nyremberg, ata paraqitën këto prova të grumbulluara pej tyre: “Gjermanët nuk lejuan asnjë autoritet të jashtëm që të ekzaminonte tërësisht as trupat, dhe as vendet e varreve masivë. Komisioni Polak, i ngritur nga nazistët për të ekzaminuar provat, u lejua të shohë vetëm atë që gjermanët donin që ata të shihnin. Një profesor bullgar, Marko Markov, deklaroi se ai ishte lejuar të shqyrtonte vetëm një kufomë e cila i ishte sjellë atij dhe se ai nuk mund të konkludonte nëse ky trup kish qenë nën tokë për tre vite – sic ishin përpjekur t’i mbushnin mendjen nazistët. Në raportin e tij të shkruar, Markov kish përmendur vetëm atë që kishte gjetur në trup – ai nuk kish dhënë një konkluzion se si kish mbërritur në këtë gjendje trupi.

Ai dhe gjashtë ekspertë të tjerë u lejuan të bëjnë vetëm dy vizita gjysmë-ditore në zonën e varreve masivë nga gjermanët. “Mu duk si një udhëtim turistik”, deklaroi Markov. Rusët pretenduan gjithashtu se cështja e fidanëve tre-vjecarë ishte gjithashtu e lehtë të shpjegohej. Ata deklaruan se nuk kish prova që fidanët vinin nga vendi i varreve masivë dhe se ata mund të ishin grumbulluar nga cdo pikë në Pyllin e Katinit dhe të ishin paraqitur si “provë”.

Rusët deklaruan gjithashtu se plumbat e gjetur në trupa ishin prodhim i kompanisë gjermane Geko. U pretendua se ishin të gjithë plumba 7.65 mm tip Geko, të cilët vetëm një gjerman mund të kishte në armën e tij.

Kush i kreu vrasjet mbeti një mister, deri në vitin 1990 kur autoritetet ruse pranuan se ishte Policia e Fshehtë Ruse (NKVD) e cila kish harxhuar shumë kohë dhe mund në përpjekjen për t’ua hedhur fajin gjermanëve./bota.al

Related

Shtypi i huaj 3951666508348045048

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item