Turizëm në Bjeshkët e Namuna

Alpet shqiptare dhe Bjeshkët e Namuna janë vazhdimësi e maleve dinarite dhe shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të kosovës dhe në ju...


Alpet shqiptare dhe Bjeshkët e Namuna janë vazhdimësi e maleve dinarite dhe shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi.
Bjeshkët e Namuna shtrihen deri te lugina e Ibrit  rreth 50 km në gjatësi. Në anën e Kosovës ngritën nga fundi i fushës (500-600 m) dhe arrijnë lartësinë mbi 2000 m, në disa vende prehen në lugina të thella  dhe kanë si kufi jugor Drinin.Ky grup malor përbëhet prej disa malesh: Gjeravica(mali më i lartë në Kosovë 2656 m)Mali i junikut,strellci, Lumbardhit, Kopranikut, Hajlës,Zhlebit, Rusolinës, Moknës etj. Të gjitha këto male e tejkalojnë lartësinë prej 2000 m. Ato janë të pjerrëta, në pjesën e sipërme janë në formë të rrafsheve, ku gjenden kullota të mira dhe gjatë dimrit mund të bëhet ski.
Pak më të ulëta se Korabi, Alpet Shqiptare ua marrin të gjitha maleve të Shqipërisë për nga lartësia mesatare, ashpërsia dhe kompaktësia. Të shumta janë majat mes 2000 dhe 2600 m, e gjithashtu edhe kullotat alpine mes 1700 e 2200 m lartësi. Të ndara nga lugina të thella,që ngjajnë si gryka përpirëse, me gjelbërim pyjesh, të rrethuara nga muret e zhveshura dhe të hendekshme, nga qafa të rrezikëshme dhe maja të thepisura, Alpet Shqiptare formojnë një skenë madhështore dhe frymëzuese, që përbëjnë atë që quhet pika qëndrore turistike e Shqipërisë. Në të kaluarën ishte e vështirë hyrja në këto male, jo aq sa për terrenin se sa për popullsinë (shumica baritore) krenare dhe të egër, xhelozë për pavarësinë e saj.

Të kufizuara, gati nga çdo anë. Në jug-perëndim bien deri në ultësirën shkodrane, nga qëndra mbërrijnë rrjedhën e Drinit, dhe në lindje ulen drejt Tropojës më butë, vetëm në veri-perëndim Alpet lidhen me malësitë karstike malazeze.
Pjesa më e madhe e Alpeve shqiptare ka skicën e një drejtëkëndëshi Jug-perëndim, zgjatur për Veri-lindje për rreth 50 km.dhe 15 km në një gjerësi maksimale (drejt perëndimit).Në grumbujt e fortë të tokës, lumenjtë kanë gdhendur thellë luginat, duke copëtuar një sëri masivësh nga brinjët me madhësi të ndryshme, ku secila prej tyre mbart male të larta mbi 2000 m, por është një ansambël piktoresk. Luginat e mëdha zgjatohen drejt perëndimit, jugut dhe lindjes, një kompleks masiv me majat e larta, kreshtat dhe rrafshnalta shkëmbore, pellgje të larta karstike, rreth një pike të madhe kalimi për komunikim në pellgun e Metokisë (Qafa e Pejës, në mes të Luginës së Shalës. Në këtë pjesë thelbësore bën pjesë Maja e Jezercës, e cila është maja më e lartë (2694 m), dhe Maja Radohinës ( 2570m), Mali i Snikut (2554 m) dhe disa maja të tjera mbi 2400 m.
Është kjo bërthamë që i përshtatet titulli i “Bjeshk’t e Namuna” (Malet e mallkuara), për vrazhdësinë e tyre dhe sterilitetin. Këtu zë fill dhe legjenda e famëshme e foshnjes.E çiftit të vetmuar të barinjëve që prej vitesh prisninin një fëmijë dhe më në fund Zoti ua dha.Zana e bjeshkëve, gruaja e tij,  ishte shtatëzanë dhe gëzimi i Burrit-Adam, nuk pati kufi. Ata jetonin të vetëm në këtë kopësht të lulëzuar, me pyje, gjelbërim, pemë e fruta të pa fundme.Një Kopësht i Edenit në këtë vend-legjendë. Adami me Evën. Burri donte edhe një burr në krah, pra, donte një djalë. Zoti nuk ia plotësoj dëshirën sepse kishte një tjetër plan, atë të dhimjes së burrit.U dha një vajzë të bukur dhe të shëndetëshme. Burri u çmend nga zemërimi, rrëmbeu foshnjen dhe e flaku në humnerë. Gjaku i saj i pafajshëm spërkati shkëmbinjtë e lugina. Klithmat dhe mallkimet e gruas së trishtuar prej gjëmës,arritën deri te veshi i Zotit. Ai lëshoi rrufe dhe bubullima në këtë parajsë tokësore dhe e shndërroi në formën që ka sot, shkëmbinj të thepisur, gryka të frikshme, lugina misterioze dhe në këmbët e shkëmbinjëve ,bimësi të harlisur dhe gjithëfar kafshësh. Një paralelizëm i çuditëshëm që vjenë nga mitologjia biblike, për koshtin Eden, që Zoti u dha krijuesëve të tij të parë, shëmbëlltyrës së vetë, Adamit dhe Evës.

Drejt jugut hapet lugina e gjatë e Shalës, kundrejt së cilës të tjerat kanë një simetri të caktuar, në perëndim dhe lindje. Në drejtimin e parë hapen luginat e Cemit dhe Prroni i thatë, që përkulen në jugperëndim. Mes kësaj të fundit dhe luginës së Shalës rrjedh lugina e Kirit,e vendosur më së shumti brenda masivit të Cukalit. Në Lindje hapen lugina e Valbonës dhe e Nikaj-Merturit.
Alpet shqiptare janë mbresëlënëse dhe me forma piktoreske. Ato janë një shtrirje e peizazhit malor, i cili përplaset në disa zinxhirë luginash gëlqerore të Alpeve. Luginat paraqesin  në disnivel me majat e maleve, thellësitë e 1200-1500 m. dhe ndonjëherë edhe më  më shumë.
Zhvillimin e akullnajave e favorizuan reshjet e bollshme shiu e bore. Aktualisht, Alpet shqiptare janë një nga rajonet më me reshje të Europës, nuk ka të dhëna të sakta meteorologjike, por vlen të përmendet se bie gati një metër e gjysëm shi në vit.Bora mbulon gjatë dimrit gjerësisht Alpet shqiptare mbi 1800 m lartësi, ajo qëndron në disa vende e përjetëshme.Sipas informacionit të mbledhur nga Leutelt në Theth (Lugina e Shalës, rreth 800 m lartësi), bien mesatarisht katër metra dëborë në vit. Vera është mjaft e thatë, por mungojnë erërat e ngrohta dhe netët janë mjaft të freskëta. Pra bora nganjëherë mund të ruhet nga viti në vit, jo vetëm në gropat karstike dhe të çarat, por edhe në shpatet e caktuara në hije. Duket se bora e përjetshme ishte më e shpeshtë dhe më e përhapur në gjysmën e parë të shekullit të kaluar.
Në Alpet Shqiptare akullnajat kanë pasur veprim më të dalluar nga të gjitha malet tjera në Gadishullin Ballkanik. Të gjitha malet e Alpeve Shqiptare kanë qenë të mbuluara nga masa akullnajore, përveç majave më të larta malore. Nga masivi i Alpeve janë lëshuar akullnajat masive nga veriu dhe lindja. Akullnaja e Plavës ka qenë e gjatë 35 km. Këtu ajo krijoj edhe  liqenin e Plavës, në një lartësi mbidetare 900 m.
Akademikët nga Manchester University gjetën katër akullnajat ne Alpet Shqiptare në territorin e Shqipërisë. Ato janë formuar në një lartësi prej 2000 metra, relativisht në një lartësi të ulët për një gjerësi gjeografike të jugut. Akullnajat e tjera në këtë gjerësi gjeografike mund të  mbijetojnë vetëm në malet më të larta më në veri.
Gjeografët besojnë se akullnajat ishin në gjendje të formohen në këto lartësi mbidetare të ulët, sepse ka sasi të mjaftueshme të reshjeve të borës.

Turizmi


Relievi malor i Alpeve i përngjan një kupole me majën më të  lartë që nuk  ka si të mos tërheq vemendjen e vizitorve me format e shumta karstike, akullnajore, fluviale etj. Majat e maleve që në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin me majat  e tyre të  mprehta  dhe bukuri mahnitëse pasqyrohen në ujërat kthjellta të lumenjve si  Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj si dhe në liqenet  akullnajore të tilla ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj ofrojnë një qetësi përrallore  dhe një nivel adrenaline e cila ndryshon në çdo moment që shijon  bukuritë e shumta të kësaj hapësire. Majat e maleve të tilla si Radohima, Maja Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkelzenit, etj që shërbejnë si pika  triangulacioni  të ofrojnë një panoramë të ndryshme e cila tundon shpirtin aventuror të cdo vizitori për ti parë bukuritë natyrore përreth tyre. Kësaj oferte  natyrore tepër të pasur e cila mund të shfrytëzohet për qëllime turistike i shtohet  edhe  larmia  e florës dhe faunës.

Katër katet e bimësisë dhe kushtet edafike sa  të ngjashme aq edhe të ndryshme në këtë hapësirë ka kushtëzuar dhe ekzistencën e një sërë bimësh dhe kafshësh endemike të cilat paraqesin jo vetëm  interes me karate studimor por gjithashtu e pasurojnë dekoracionin turistik të kësaj hapësire. Monumentet e shumta natyrore si kanioni  i Shoshaj, i Valbonës, i Cemit, shpella e Dragobisë, e majës së Arapit, shpella e Rrathëve, shpella e Akullit, shpella e Haxhisë, shpella e Njerzëve të Lagur, burimi i Shoshaj, Valbonës, Okolit, Shtrazës, Kirit, Koprishtit, Vuklit etj ujëvara e Thethit, Grunasit, etj si dhe biomunumentet e shumta si ahishta e Gurrajt e Hasan Gashit, rrobulli në liqenin Ponarëve, bredhishta e Rragamit, pisha Flamur e qafës së  Pejës, Habitati i Salamandrës, rrapi i Toplanës janë një tregues shumë    domethënës  për pasuritë e mëdha natyrore të kësaj zone në funksion të turizmit.

Kësaj i shtohet ekzistenca e zonave të mbrojtura si Parku kombëtar i Thethit, Parku kombëtar i Valbonës, të cilat janë një garanci për jetëgjatësinë e këtyre bukurive natyrore jo vetëm në të tashmen. Një potencial tjetër i çmuar  i Alpeve shqiptare është pasuria kulturore, mikëpritja dhe bujaria e madhe   banorëve të zonës. Disa nga zonat turistike Alpeve janë Thethi, Razma, Valbona, Vermoshi, etj si dhe lugina me bukuri epike e Drinit ku një udhëtim me traget   nga Fierza për në Koman do të linte impressione të paharrueshme edhe për   vizitorët më indiferent./ATSH

Related

Reportazhe 6718101648031731152

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item