DINASTIA BUSH / Nga Jeb tek Prescott, destinacioni është Shtëpia e Bardhë

Në shtëpinë e Bushëve, pushteti transmetohet nga babai, tek i biri. Në një Amerikë politike që tashmë i ngjan një perandorie feudesh, ndërko...


Në shtëpinë e Bushëve, pushteti transmetohet nga babai, tek i biri. Në një Amerikë politike që tashmë i ngjan një perandorie feudesh, ndërkohë që Jebi, ish guvernatori i Floridës lëviz brenda partisë republikane për t’u bërë sfidanti i Hillarysë, trashëgimtare e fronit Clinton, prapa tij po nis të shfaqet që sot e ardhmja e dinastisë, George Prescott, djali i tij.
Më shumë se një analizë politike, saga e Bushëve mund të lexohet si një roman gjenealogjik në një atmosferë të viteve tetëqind. Në moshën 61 vjec, John Ellis Bush, i quajtur Jeb, djali i preferuar i Bushit të madh dhe matriarkes Barbara, po vërtitet nëpër SHBA për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të marrë pjesë në takimet e mbledhjes së foneve të partisë së tij: New York, Nashville, Miami brenda pak ditëve. Por as edhe ky lloj agjitacioni nuk po e ngre nga ai vend i katërt në sondazhet për të preferuarin për kandidat mes republikanëve.
Si për ta ngushëlluar, apo ndoshta ngjallur zili, ngjitet në sondazhe i biri që ende s’ka mbushur 40 vjec, George Prescott, një provë e gjallë që zgjedhja e emrave në shtëpinë e Bushëve nuk është se shkëlqen për nga kreativiteti. Nëse Jeb ka ndonjë spresë të vakët për të kandiduar në vitin 2016 kundër Hillarysë, biri i tij i ka sytë nga viti 2020, pas suksesit të jashtëzakonshëm këto ditë në Texas dhe me një kurrikulum të përsosur si pretendent froni, për të cilin është kultivuar me shumë kujdes që në fëmijëri.
Debutimin e ka bërë që fëmijë, përpara republikanëve të Neë Orleansit, tek u fliste doktorëve të djathtë që në moshën 12 vjec. Baby Bush është i preferuari i gjyshit, George H. Bush dhe shumë i dashur prej xhaxhait, George W. Dhe të kesh dy ish presidentë si gjysh dhe xhaxha, të ndihmon shumë. Sigurisht, më shumë se sa ndihmon babai i tij Jeb, dhe kujtimi i asaj rrëmujës me 500 vota të mistershme në Florida ku xhaxhai fitoi kundër Al Gore.
Baby Bush është një teksan i vërtetë, nga Houstoni, dhe jo një i “transplantuar” me vonesë, i ardhur nga Amerika e Yankee-ve, nga veriu, për të thithur pakëz mjaltë prej pusit të naftës si gjyshi i tij, domethënë edhe babai i xhaxhait të tij, George H. Ka studiuar gjithmonë në Texas, duke luajtur futboll në lice, një rit i detyruar për djemtë e vërtetë, deri sa është diplomuar në jurisprudencë, duke shmangur ata universitetet e bregut të Atlantikut si Harvard, Yale apo Princeton, që sot dyshohen për progresizëm të rrezikshëm.
U rregjistrua në Marinën Amerikane direkt si oficer, pa kaluar nga akademia, kur xhaxhai ishte “Komandant i Përgjithshëm”, dhe u dërgua në Irak në shërbimin e informacionit. Një detyrë sa më pak e rrezikshme që të ishte e mundur, por më dinjitoze se sa shmangia në Gardën Kombëtare, sic bëri xhaxhai George Dubya gjatë luftës së Vietnamit. Dhe ka dëgjuar këshillën e matriarkes, Barbara, që e kishte urdhëruar “të bënte para, të kishte sukses në biznes dhe të martohej me një grua të pasur”, përpara se të futej në politikë.
Gjë që e ka bërë, duke u pasuruar me biznesin e pasurive të paluajtshme, dhe më pas duke u martuar me një avokate specialiste në komunikimin politik, ndoshta edhe për të kursyer për konsulencat. Dhe kur tullat e para të “Lego Bush” u vunë në vend dhe ai hyri në politikë, duke konkuruar për detyrën e “Land Commissioner” të shtetit, ose më saktë institucioni që kontrollon përdorimin dhe destinacionin e tokave.
Një detyrë shumë e rëndësishme në një shtet-kontinent si Texasi ku toka, për ushqim, bujqësi, operacionet e pronave të paluajtshme, të drejtat për shpim për naftë janë si uji në shkretëtirë.
Ndërkohë që babai bridhte nëpër Amerikë për të kërkuar fonde elektoralë, ai ka stërfituar këtë javë primaret republikane, me 900 mijë vota kundrejt 300 mijë dhe duke i garantuar vetes një triumf kundër një viktime të projektuar nga demokratët. Llogarit mbshtetjen jo vetëm të Dinastisë, të familjes, të gjyshes – e cila menjëherë e ka harruar shpërthimin e nervave pas daljes së birit të saj Dubya nga skena, kur tha që “mjaft Bushë ka patur ky vend” – por mbi të gjitha mbi të fuqishmen “Racë”, ose imigrantët dhe meksikanët e natyralizuar, që janë pothuajse 40% të banorëve teksanë.
George Prescott është në fakt një kokteil i përsosur i Amerikës “wasp”, anglo, protestante, e bardhë. Nëna, domethënë bashkëshortja e Jeb është latine, një zonjë meksikane e natyralizuar, Columba Garnica Gallo, e cila ka edhe pakëz gjak italian. Djaloshi e flet vërtetë mirë spanjishten. Dhe politikisht, është pasqyrë e asaj që është gjenetikisht. Për detyrim ideologjik, ai është një armik i paepur  “qeverisë” së mallkuar, ajo gjë e paformë dhe asfiksuese që dëshiron të mbysë teksanët. Kërkon “kursim” në Uashington, “rishikim të shpenzimeve” sic u pëlqen dhomave të tregtisë në Dallas apo në Houston. Por pastaj, gjysma e tij latine zgjohet, dhe ja tek shfaqet në favor të zgjerimit të dyerve të imigrimit dhe i indinjuar për dhunën e rojeve kufitarë.
Në “Ekipin Bush”, ai që tashmë ka bërë të harrohet edhe Klani Kennedy, babai i tij mbetet për momentin titullari, por George P. Është i gatshëm në bankinë, nëse i ati nuk do ia dalë në 2016. Janë lojëra në familje, i një ekipi burrash që konsiderohen, tashmë prej tre brezash, si trashëgimtarë të vetëm legjitimë të fronit të një republike, e cila lindi 200 e ca vite më parë pikërisht për të shmangur mallkimin dinastik të mbretërive europiane, dhe të drejtës së trashëgimisë që fitohej që në lindje.
La repubblica
bota.al

Related

Suplement 2907194999580905556

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item