Rrëfim mahnitës jetësor: Dikur narkomane, tash milionere! (Video)

Tamara Mellon, një prej milionereve më të famshme në botë, një ish narkomane e cila në vitet ’90 u bë e famshme me këpucët ekskluzive të fem...



Tamara Mellon, një prej milionereve më të famshme në botë, një ish narkomane e cila në vitet ’90 u bë e famshme me këpucët ekskluzive të femrave, Jimmy Choo, në librin e saj ka zbuluar sekretet e (mos)suksesit.


Ajo ka një histori të çuditshme jetësore. Në jetën e saj kishte drogë, rehabilitim, marrëdhënie të shkatërruara familjare, intriga, ndërsa tash është ambasadorja britanike për tregti.
Por, si dukej fillimi i saj në krijimin e një prej brendëve më të njohur të mbathjeve, me shitje deri në 638 milionë euro?
Kjo ide i lindi gjatë rehabilitimit, kur po shërohej nga varësia e drogës. Atëherë shpejtë nisi brendin Jimmy Choo, që shpejtë u bë i famshëm dhe i kërkuar në tërë botën.
Në librin e tij të ri, të quajtur “In MY Shoes” (Në këpucët e mia), ajo jep 10 leksione për të cilat duhet të jeni të gatshëm për biznes.
1. Bëjeni një plan, e bëhuni fleksibil
Kemi përmendur tashmë se ideja nisi gjatë rehabilitimit. Në ato çaste ajo e dinte se në biznes do të futet me këpucëtarin e quajtur Jimmy Choo, i cili, ndër të tjera, ia ka bërë këpucët Princeshës Diana.
“Ai do të hartojë linja ekskluzive, e unë do të jem përgjegjëse për prodhimin, marketingun dhe tregtinë”, thotë ajo.
Për detajet tjera merren vesh gjatë procesit, por gjithçka zgjidhej duke iu përshtatur njëri-tjetrit.
2. Kujdes me kë futeni në biznes
Edhe pse dëshira e saj e vetme ishte për të punuar me këpucëtarin kreativ, siç e cilësonin shumica, në disa raste ai nuk ishte kreativ sa mendohej, kështu që konceptin e kreativitetit shpesh detyrohej ta bartte në shpinën e saj.
3. Besojini instinktit tuaj
“Kam instinkte të fuqishme dhe etikë të pabesueshme pune. Çdo gabim që kam bërë ishte pse nuk i kam besuar asaj që më thoshte intuita”, thotë Mellon.
4. Përgatituni për dështime
Edhe ajo pranon se koleksioni i parë ishte fiasko, por kjo nuk e ka dekurajuar, meqë ka vendosur të punojë edhe më shumë në koleksionin e ri. Kështu ajo ka mësuar se duhet të ketë kujdes dhe të mendojë për detajet e prodhimit që lanson.
5. Qarkullimi i parave, shpenzimet sa më të vogla
Për të filluar biznesin e ri, kryesori është qarkullimi i parave dhe që shpenzimet të jenë sa më të ulëta. Bumi i tyre financiar ndodhi kur Julie Townsend, blerës nga Saksi në SHBA, porositi tremijë këpucë pasi i kishte parë në një ekspozitë. Ky ishte shkas për zhvillim të mëtejmë.
6. Jini krijues
Është e rëndësishme që të keni produkt që dallon nga konkurrenca. Vetëm kështu ia dilni.
7. Shmangni paditë dhe hakmarrjet ligjore
Mellon pranon se shumë kohë ka kaluar në gjykatë duke kërkuar drejtësi, përfshirë edhe me nënën e saj. Nga kjo gjithmonë do të keni më shumë dëme sesa dobi.
8. Të jeni të vetëdijshëm se kush është kush
Në çdo kohë është e rëndësishme për t'u siguruar se kush është kush, dhe kësaj përmbajuni. Mësimi i parë i dhembshëm i saj ishte heqja dorë nga kontrolli.
“Në një moment nuk ka rëndësi se kush është pronar, sepse egoja ka marrë përparësi ndaj çdo gjëje”, shkruan ajo.
9. Çast vendimtar
Për të ky moment ishte shitja e Jimmy Choo.
“Punon si qen ditë e natë që diçka të krijosh, por tek suksesi varen shumë faktor ku nuk ke fare ndikim: gjendja e përgjithshme në shtet, gjendja ekonomike në industrinë që i takon dhe gjëra të ngjashme”, shpjegon Mellon.
10. Të jeni të gatshëm për largim
Shitjen e biznesit ende e sheh nga këndi emotiv, por fakti është se secili duhet të jetë gati për këtë mundësi.
“Jimmy Choo për mua ishte gjithçka në botë. Ndjehem se kisha lidhje dashurie në të cilën partneri më ka shfrytëzuar psikikisht, më ka tradhtuar dhe ka ikur me gruan tjetër”, ka shkruar ajo në librin e saj. /Telegrafi/ 

Related

VIDEO/ Muxhahedini kosovar gris pasaportën në Siri: Është dokument i qafirëve

Nuk dihet nëse ai është vërtetë i rëndësishëm apo jo, por kosovari Lavdrim Muhaxheri e prezanton veten si një nga drejtuesit e organizatës terroriste Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit.Së fundmi, Muha...

Vetura godet vajzën 8 vjeçare (Video)

Në një video shokuese, që po qarkullon në internet, shihet momenti kur një vajzë e moshës tetë vjeçare goditët nga një veturë.Cassidy Wall ishte duke shëtitur me rolera jashtë shtëpisë së saj në Penis...

Aeroplani i zhdukur i Malajzisë, u qëllua nga amerikanët!? (Video)

Në kohën kur zhdukja e mistershme e fluturimit MH370 nisi të mbulohet nga harresa, del një teori e re për aeroplanin për të cilin nuk dihet gjë që prej zhdukjes nga radarët më 8 mars të këtij viti.Pre...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item