Renditja e arsimit të lartë/ Universitetet shqiptare, të fundit në botë për cilësinë

Universiteti Mjekësor i Tiranës, në vendin e fundit të renditjes Agjencia prestigjioze “Web Ranking” ka bërë renditjen e 22 mijë universitet...

Universiteti Mjekësor i Tiranës, në vendin e fundit të renditjes


Agjencia prestigjioze “Web Ranking” ka bërë renditjen e 22 mijë universiteteve në mbarë botën. Në listën e publikuar ditën e djeshme, bie në sy se universitetet shqiptare renditen në vendet e fundit për sa i përket cilësisë. Në krahasim me renditjet e kaluara universitetet shqiptare kanë një rritje, por përsëri ato renditen bashkë me universitete nga Angola apo Gana. Një vit më parë, universiteti më i mirë shqiptar ishte Universiteti Tiranës dhe mbante vendin e 8012-të, ndërsa këtë vit ai ka zbritur 650 vende në klasifikim, duke u renditur në vendin e 8667-të në klasifikimin botëror dhe i dyti në vendin tonë. Universiteti Politeknik ka zbritur 310 vende dhe ndodhet i 10382-i, Universiteti Bujqësor i 11979-i dhe si për çudi në vendin e fundit për sa i përket cilësisë renditet, Universiteti Mjekësor i Tiranës në vendin e 22010-të. Vlerësimin më të mire  nga faqja e “Web Ranking”, ndër universitetet shqiptare e ka marrë Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në vitin 2010, i cili u rendit në vendin e 5016.
LISTA
Pavarësisht se “Web Ranking” merret me renditjet e universiteteve më të mira në botë, mbetet e dyshimtë mënyra se si bëhet vlerësimi. Aktualisht “Web Ranking” i rendit universitetet në bazë të publikimeve që bëhen në faqen e internetit. Në Shqipëri në vendet e para të renditjes janë disa nga universitetet private, ndërkohë që janë lënë në mes të renditjes universitetet publike, të cilat kanë një diferencë të madhe për sa i përket cilësisë, në krahasim me privatët. Burime jozyrtare bëjnë me dije se renditja e “Web Ranking” ndikohet edhe nga lobimi që mund të bëjnë individë  apo shoqata për  universitetet të caktuara, me qëllimin e vetëm që të jenë në krye të listës.
Renditja botërore
Për sa u përket universiteteve më të mira në botë, “Harvard University” mban vendin e parë i shoqëruar nga “Massachusetts Institute of Technology” dhe “Stanford University” në vendin e tretë. Renditja e universiteteve më të mira në Evropë kryesohet nga “University of Cambridge”, “University of Oxford” dhe në vendin e tretë është “University College London”.

20 UNIVERSITETET ME TE MIRA NE BOTE
1 Stanford University
2 Massachusetts Institute of Technology
3 Stanford University
4 Cornell University
5 Columbia University New York
6 University of California Berkeley
7 University of Pennsylvania
8 University of California Los Angeles UCLA
9 University of California San Francisco
10 University of Cambridge
11 University of Oxford
11 Yale University
13 University of Texas Austin
14 (2) Johns Hopkins University
15 Texas A&M University
16 Princeton University
17 University of Utah
18 University of Florida
19 Purdue University
20 University of Michigan

20 UNIVERSITETET ME TE MIRA NE EVROPE
1 10 University of Cambridge
2 11 University of Oxford
3 49 University College London
4 52 University of Edinburgh
5 62 Ruprecht Karls Universität Heidelberg
6 66 Universität Hamburg
7 67 Universität zu Köln
8 72 Università degli Studi di Roma La Sapienza
9 75 Eidgenössische Technische Hochschule ETH Zürich
10 83 Universität Wien
11 89 Ghent University / Universiteit Gent
12 93 University of Amsterdam / Universiteit van Amsterdam
13 94 Universidad Complutense de Madrid
14 98 École Polytechnique Fédérale de Lausanne
15 100 Charles University in Prague / Univerzita Karlova v Praze
16 101 Universität Zürich
17 106 Utrecht University / Universiteit Utrecht
18 108 Ludwig Maximilians Universität München
19 109 Tel Aviv University
20 110 Universidade do Porto

Related

Arsimi 1540415725118317776

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item