UKRAINË – Aeroportet e Krimesë nën kontrollin e autoriteteve vendase

KIEV, 28 shkurt /ATSH-AFP – Aeroportet e Krimesë, ku patrullonin persona të armatosur prorusë, janë përsëri nën kontrollin e autoriteteve qe...


KIEV, 28 shkurt /ATSH-AFP – Aeroportet e Krimesë, ku patrullonin persona të armatosur prorusë, janë përsëri nën kontrollin e autoriteteve qendrore të Ukrainës, njoftoi sot në Kiev drejtori i Këshillit kombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes, Andriij Paroubiij.
“Pati një tentativë për të marrë aeroportet e Simferopolit dhe të Sevastopolit, por tashmë ata janë përsëri nën kontrollin e forcave ukrainase të sigurisë”, deklaroi ai. Gadishulli rusishtfolës i Krimesë është përfshirë nga tensione separatiste. Krimeja i përkiste fillimisht Rusisë, në kohën e BRSS-së, përpara se t’i bashkohej Ukrainës në vitin 1954. Në të ndodhet flota ruse e Detit të Zi në Sevastopol./

/irmapu/  a.jor.

Related

Botë 4273623229468451173

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item