UKRAINË – Lirohet Julia Timoshenko, e cila niset menjëherë drejt sheshit ‘Maidan’

KHARKIV (Ukrainë), 22 shkurt /ATSH-AFP/ – Opozitarja Julia Timoshenko u lirua pak më parë nga burgu dhe është nisur menjëherë drejt sheshit ...


KHARKIV (Ukrainë), 22 shkurt /ATSH-AFP/ – Opozitarja Julia Timoshenko u lirua pak më parë nga burgu dhe është nisur menjëherë drejt sheshit ”Maidan”, arena e protestave të ashpra në qendër të Kiev, konstatuan burime mediatike.
Timochenko, pasi u lirua, me qëndrim tepër emblematik përshëndeti me dorë gazetarët dhe mbështetësit e saj, të cilët prisnin përpara spitalit të burgut në Kharkiv, ku ajo ishte e shtruar si pasojë e një hernieje diskale dhe u largua menjëherë me një autoveturë në ngjyrë të zezë.
Më pas ajo do të nisej menjëherë drejt Kievit për të shkuar në sheshin ”Maidan”, njoftoi aleati i saj Arseni Iatseniouk

Related

Botë 4356670769085108234

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item