Bursa studimi për projektin “Shkenca për Diplomacinë”

TIRANË, 24 Shkurt/ATSH/ -Ambasada e Italisë në Tiranë njofton se Drejtoria e Përgjithshme për Bashkëpunimin për Zhvillim të Ministrisë së Pu...


TIRANË, 24 Shkurt/ATSH/ -Ambasada e Italisë në Tiranë njofton se Drejtoria e Përgjithshme për Bashkëpunimin për Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane dhe Këshilli Kombëtar i Kërkimeve (KKK) kanë firmosur një marrëveshje për realizimin e projektit “Shkenca për diplomacine”.
Sipas zyrës së shtypit të Ambasadës Italiane, bëhet fjalë për një program formimi në disa sektorë, të financuar nga Kooperacioni për Zhvillim.
Projekti mbështet kapacitetet e ndërtimit institucional dhe forcimin e qeverisjes të vendeve përfituese nëpërmjet trajnimit të ekspertëve në makro-rajonet e lidhur me inxhinierinë detare, shkencat agroushqimore dhe trashëgiminë kulturore.
Në të tre makro-rajonet e trajnimit, Italia zë një vend të padiskutueshëm referimi në programe kërkimi ndërkombëtare, duke qënë shpesh vend lider në nivel botëror (agroushqimore, administrim të trashëgimisë kulturore me teknologji të avancuara etj.).
Institutet dhe KKK e përfshira, të cilat shpesh operojnë në kuadër të marrëveshjeve kulturore me vendet përfituese, praktikojnë një formim tekniko-shkencor dhe humanist në gjëndje për të formuar profile profesionale shumë të specializuar.
Objektivat e ndjekur janë nga njëra anë futja e personelit të trajnuar në mjedisin social-ekonomik të vendit të origjinës dhe nga tjetra një rritje të sinergjive dhe të lidhjeve midis Italisë dhe vendeve të origjinës së bursistëve.
Në optikën e forcimit të kapaciteteve të ndërtimit institucional dhe të qeverisjes, kurset e trajnimit do të kontribuojnë në zhvillimin social ekonomik të vendeve të interesuara.
Projekti i drejtohet 70 të rinjve të diplomuar dhe funksionarëve që vijnë nga vendet e zonës ballkanike, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme (Shqipëri, Mal i Zi, Serbi, Bosnjë, Egjypt, Tunizi, Marok dhe Liban), të cilëve do t’u sigurohet një mbështetje e duhur logjistike dhe administrative gjatë qëndrimit të tyre në Itali.
Kurset e formimit, me një kohëzgjatje 6 mujore, do të jenë, Qeverisje e politikave detare dhe të peshkimit (28 vende); Administrim dhe përdorim të burimeve agroushqimore me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, të pyjeve dhe zbutjes së pasojave të ndryshimeve klimatike (28 vende); Qeverisje e njohurive, administrimit, ruajtjes, vlerësimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të Trashëgimive Kulturore (14 vende).
Përzgjedhja e bursistëve do të kryhet në bashkëpunim midis Ambasadës së Italisë dhe KKK; oferta e trajnimit do të jetë “customertailored”, me synimin të lehtësojë, në përfundim të kursit të specializimit, riintegrimin efektiv të bursistëve të specializuar në mjedisin social-ekonomik të origjinës. /gj.mima/s.s./

Related

Arsimi 3040925950910496697

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item