Rusia ndërhyn me transportues ushtarak në Ukrainë
Transportues ushtarak rus kanë hyrë në qytetin ukrainas Sevastopolju në rajonin e Krimesë, një territor autonom brenda Ukrainës me një popul...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/rusia-nderhyn-me-transportues-ushtarak.html
Transportues ushtarak rus kanë hyrë në qytetin ukrainas Sevastopolju në rajonin e Krimesë, një territor autonom brenda Ukrainës me një popullësi prej 2 milionë banorëve, 60 prej të cilëve janë rus. Transportuesit rus kanë ndërhyrë në këtë zonë, ndërsa menjëherë ka reaguar Kievi zyrtar, duke e quajtur këtë ndërhyrje në territorin autonom ukrainas dhe tentim për “separatizëm në Sevatopolju”.
Ushtruesi i detyrës së presidentit në Ukrainë, Aleksandar Turçinov ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit Shtetëror për shkak të ndërhyrjes ruse. Autoritetet ukrainase theksuan se po zhvillohen skenare ruse në këtë rajon ku presidenti i arratisur Janukoviq është strehuar. “Kemi zhvillime të rrezikshme dhe ne përmes këshillit të sigurisë do të paralajmërojmë të gjitha lëvizjet separatiste”, ka theksuar Ruslan Koshulinsko, ushtrues i detyrës së zëvendëskryetarit të Parlamentit të Ukrainës.
Moska zyrtare të dielën ka tërhequr ambasadorin e saj nga Ukraina, Mihail Zurabov dhe se sot Ministria e Jashtme ruse ka theksuar se ka ngritur si çështje shqetësuese sigurinë e shtetasve rus në Ukrainë dhe të përfaqësuesve të saj diplomatik në këtë vend.
Autoritetet e pushtetit në Sevastopolju në Krime, që njihet si baza kryesore e Flotës Ruse të Detit të Zi nga viti 1783, i kanë dhënë besimin biznesmenit Aleksej Çali, për të udhëhequr me administratën komunale, për shkak të kërkesave të mijëra qytetarëve, që kanë dalur në protesta për shkak të zhvillimeve në Kievë. Ata kanë kërkuar që vetë të vendosin mbi të ardhmen dhe fatin e tyre. Çalij konsiderohet si një njeri i Rusisë dhe se protestuesit kanë thirrur emrin e tij dhe të shtetit rus, duke kërkuar mbrojtje dhe përkujdesje. Mediat ukrainase theksuan se në këtë qytet gjendet i strehuar presidenti i larguar Viktor Janukoviq, ndaj të cilit është dhënë urdhër arrest me akuzën për krime dhe vrasje masive.
Përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Rusi sot theksuan se do të mbrojnë të drejtat dhe sigurinë e bashkëkombasve të tyre në rajonin e Krimesë, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkimit të kësaj krahine me Rusinë. (INA)
Përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Rusi sot theksuan se do të mbrojnë të drejtat dhe sigurinë e bashkëkombasve të tyre në rajonin e Krimesë, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkimit të kësaj krahine me Rusinë. (INA)