Studim dhe punësim në Kanada, ja tre programe emigrimi
Si të aplikoni paralelisht për të punuar dhe për të studiuar në Kanada. Programi siguron kontratë pune; strehim; mbështetje për vizë dhe mës...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/studim-dhe-punesim-ne-kanada-ja-tre.html
Si të aplikoni paralelisht për të punuar dhe për të studiuar në Kanada. Programi siguron kontratë pune; strehim; mbështetje për vizë dhe mësim gjuhe
Ka shumë vende dhe shumë mënyra për të emigruar jashtë Shqipërisë. Por kur studimi dhe punësimi kombinohen të dyja në një, dhe kur bëhet fjalë për të ikur në Kanada, kjo do të ishte zgjedhja perfekte për çdonjërin prej nesh. Pikërisht për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë të rinjve shqiptarë me arsim të lartë apo të mesëm, të cilët nuk kanë mundur ta gjejnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, për shkak të mungesës së vendeve të punës, apo arsyeve të tjera ne ju sugjerojmë Kanadanë. Aq më tepër në një moment kur vendet tona fqinje, por jo vetëm janë prekur nga kriza ekonomike dhe ku papunësia po rritet çdo ditë e më shumë, një vend si Kanadaja me një standard të lartë jetese do të ishte zgjidhja ideale, për të ndërtuar të ardhmen tonë.
Studim dhe punësim
Programi i Studimit dhe punësimit (Work and Study ose Study and Internship) kombinon një periudhë të studimit me një periudhë të barabartë të punës. Kjo mund të jetë punësim për një sezon të caktuar ose të jetë stazh me pagesë. Kjo ofertë ju jep mundësi studimi dhe për të përmirësuar anglishten tuaj në një shkollë të lartë në Vancouver. Ju mund të njiheni me miq nga e gjithë bota, dhe për të fituar përvojë dhe njëkohësisht para. Kohëzgjatja e programeve si fillim është: 4-12 muaj. Në program përfshihen: studime intensive anglisht (25 orë/javë), një stazh të garantuar/ kontrate punë, mbështetje për vizë, përgatitjen për intervistë dhe trajnim, sesioni orientim pas mbërritjes me informacion praktik (llogari bankare, numrin e sigurimeve shoqërore, celular, etj), udhëzues të qytetit Vankuver, monitorim i vazhdueshëm, mbështetje për të gjithë vendosjen tuaj.
Kriteret dhe kostot
Mosha e aplikantit për këtë program(studim dhe punësim) duhet të jetë 18-35 vjeç. Aplikanti duhet të ketë njohuri mbi nivelin mesatar të gjuhës angleze. Aplikanti duhet të aplikojë minimumi 3 muaj para datës së fillimit të punës. Aplikanti duhet të ketë përfunduar minimalisht shkollën e mesme. Gjithashtu brenda kostos që do të paguani për programin e emigrimit e cila varion nga 2200 deri në 5950 dollarë kanadezë, agjencia apo kompania (ku do të aplikoni) do të ofroj për ju disa shërbime, si: kontratën e punës; siguracionin; posta për marrjen e kontratës dhe dokumenteve të tjerë për tu futur në ambasadë për vizën; transferta bankare; asistencë deri në marrjen e vizës; mbështetje e vazhdueshme deri në përfundim të programit. Akomodimi do të mbulohet nga punëdhënësi.
Programi 1
Për programin e parë (programi A) mund të aplikosh për një periudhë kohe prej 6 muajsh (3+3); nga këto 2 muaj kurs anglisht, 1 muaj kurs anglisht profesional për turizëm ose biznes dhe 3 muaj pune ose internship. Të gjitha këto kanë një tarifë prej 3950 dollarë kanadez. Brenda programit A, mund të aplikosh edhe për një periudhë kohe prej 12 muaj (6+6), ku nga këto 5 muaj kurs anglisht, 1 muaj kurs anglisht profesional për turizem ose biznes dhe 6 muaj pune ose internship. Tarifa për këtë aplikim kushton 5950 $ Kanadez.
Programi 2
Nëse aplikoni në programin e dytë për 6 muaj; (6 javë + 18 javë); nga këto 2 javë do të jenë kurs full-time për anglisht, 1 muaj kurs anglisht profesional për turizëm ose biznes dhe 18 javë pune ose internship plus kurs anglisht part-time me 10 orë/javë , të gjitha për një pagesë prej 3250 $ kanadez. Një tjetër aplikim mund të jetë për 12 muaj (3-9); nga këto 2 muaj kurs anglisht, 1 muaj kurs anglisht profesional për turizëm ose biznes dhe 9 muaj punë ose internship, për 4600 $ Kanadez.
Programi C-Short Term:
Ky lloj programi është i shkurtër për vetëm4 muaj (1 + 3). Nëse aplikoni për këtë program emigrimi ju do ti ndani 4 muajt në; 1 muaj kurs full time anglisht, dhe 3 muaj pune ose internship. Ky aplikim kushton vetëm 2200 $ kanadez.
Procesi për vizën
Pasi ju të vendosni të zgjidhni një nga këto programe, agjencia do t’u përgatis aplikimin tuaj për vizë, ku caktohet data e intervistës me punëdhënësin. Pas intervistës me punëdhënësin procedohet me marrjen e kontratës së punës dhe ndërkohë pregatitet dosja për në ambasadë. Me miratimin e dosjes suaj dhe me mbërritjen tuaj në Kanada, agjencia ju organizon një seancë orientimi kombinuar me një praktikë intervistë me agjencinë partnere në Vankuver. Për të aplikuar në një nga këto programe që ju shpjeguam më sipër mund të dërgoni një CV me foto me subjekt: “Studim dhe Punësim-Vankuver” në adresën recruitment@europeagency.al.
Shqiptarë që kanë emigruar në Kanada:
Olsi Nini “Relatat me Europe Agency, në fillim të aplikimit ishin pesimiste duke marre parasysh tabun e krijuar për agjencitë e këtij lloji për aktivitete punësimi legale ne USA. Shumë shpejt kjo marrëdhënie u kthye në një miqësi mbas suksesit tim për të shkuar në USA në vitin 2012”
Anila Gjoshi “Isha pjesë e një programi Work and Travel ku mu dha mundësia të vizitoja një nga 7 mrekullitë natyrore të botës në Grand Canyon, Arizona. Falënderoj Europe Agency për shërbimin dhe dedikimin”
Zerina Dyrmishi “Pjesëmarrja ime më dha mundësinë të krijoj miqësi me njerëz nga e gjithë bota, si dhe të udhëtoj në Amerikë si Las Vegas, Los Angelos, New York, San Fransisco. Falënderoj shumë Europe Agency për këtë mundësi që rezultoi në “hapjen e dyerve” për karrierën time”
Armand Ngota ”Jam një student në Akademinë e Arteve dhe mora pjesë në Ëork and Travel. Vajtja ime në USA më dha shumë eksperienca pozitive, udhëtime, miqësi, dhe njohjen me një vend që e kisha ëndërr dhe u be realitet. Jam shume krenar që aplikova pranë Europe Agency në Shqipëri”
Personat që kanë më shumë shanse emigrimi
Është e nevojshme të theksohet që me kriteret që janë në fuqi, për çdo mënyrë aplikimi drejt Kanadasë, janë të favorizuar ata që kanë diplomime universitare si inxhinierët, ekonomistët, përkthyesit, specialistë të bujqësisë dhe blegtorisë, shkencave sociale dhe natyrore, studiues të fushave të ndryshme etj., të cilët kanë të paktën një vit eksperiencë pune në fushën për të cilën janë diplomuar dhe janë të moshave 21-44 vjeç. Procesi i aplikimit kalon nëpërmjet një ambasade kanadeze. Është e drejta e gjithsecilit të aplikojë atje ku ai dëshiron. Një pjesë e mirë e aplikantëve nga Shqipëria kanë zgjedhur si Ambasadë atë në Romë, e cila i interviston aplikantët në Tiranë. Por jo pak janë ata që kanë aplikuar nëpërmjet Ambasadës Kanadeze në Varshavë, Ankara, Bukuresht e gjetkë. Aplikimi kalon nëpër disa faza, por më e rëndësishmja është intervista, në të cilën merret edhe vendimi për kualifikimin apo jo të kërkesës së aplikantit. Intervista zhvillohet në Ambasadën Kanadeze midis një oficeri të imigracionit kanadez dhe aplikantit. Pas përfundimit me sukses të saj duhet që aplikanti të kryejë një kontroll mjekësor nga një mjek i njohur prej qeverisë kanadeze. Në Shqipëri është një i tillë. Ky kontroll duhet të bindë ambasadën se personi në fjalë dhe anëtarët e familjes së tij nuk paraqesin problem për shëndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shëndetësore. Disa ambasada, pas marrjes së rezultatit të analizave mjekësore i kërkojnë aplikantit të transferojë fonde të mjaftueshme monetare në një llogari bankare në Kanada të hapur në emër të tij. Nga ana tjetër, që ambasada të marrë vendimin përfundimtar, pra lëshimin e vizës, duhet që edhe Ministria e Brendshme Kanadeze të japë miratimin e saj pas shqyrtimit që ajo i bën të dhënave personale të aplikantit.