Turchinov presidenti i përkohshëm i Ukrainës

Parlamenti ukrainas ka votuar sot për t’i dorëzuar përkohësisht detyrat e presidentit, kryetarit të parlamentit të Ukrainës Oleksandr Turchi...


Parlamenti ukrainas ka votuar sot për t’i dorëzuar përkohësisht detyrat e presidentit, kryetarit të parlamentit të Ukrainës Oleksandr Turchinov. Vendimi i së dielës erdhi pas votimit në parlament për shkarkimin e plotë nga posti dhe detyrat të presidentit Viktor Yanukovych, pas tre muajsh protestash masive kundër tij në Kiev. Deputetët po ashtu ka votuar për shkarkimin e ministrit të punëve të jashtme Leonid Kozhara, që është aleat i Yanukovych. Turchinov i tha ligjvënësve që deri të martën të nxjerrin një pajtimin për formimin e një qeverie të unitetit. Parlamenti ukrainas po ashtu votoi që t’i merret rezidenca presidenciale Yanukovych-it e t’i dorëzohet shtetit. Në ndërkohë, ende nuk dihet se ku ka shkuar Yanukovych pas largimit të tij të shtunën nga kryeqyteti Kiev. Arsen Avakov, i cili u zgjodh nga parlamenti të shtunën si ministër i punëve të brendshme, konfirmoi se kufitarët kishin parandaluar Yanukovych që të largohet nga shteti përmes aeroportit në qytetin lindor Donetsk. Parlamenti në seancën e sotme votoi edhe për një urdhëeresë me të cilën kërkohet arrestimi i ministrit të të ardhurave dhe taksave Oleksandr Klimenko dhe ish-kryeprokurorit të shtetit Viktor Pshonka./rel/

Related

Botë 8130940593525351836

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item