Ukrainë – Sakashvili: Mos lejoni Putinin të vjedhë fitoren tuaj
KIEV, 24 shkurt /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, heroi i Revolucionit të Trëndafilit në vitin 2003, i ka bërë th...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/ukraine-sakashvili-mos-lejoni-putinin.html
KIEV, 24 shkurt /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, heroi i Revolucionit të Trëndafilit në vitin 2003, i ka bërë thirrje dje ukrainasve që të mos lejojnë presidentin rus Vladimir Putin të vjedhë fitoren e tyre në sheshin “Pavarësia” në qendër të Kievit.
“Jini të vëmendshëm, dhe mos lejoni që Putini të vjedhë fitoren tuaj”, thërriti Sakashvili përpara disa mijëra manifestuesëve që ndodheshin në sheshin qëndror të Kievit.
Ai u shpreh vetëm një ditë pas shkarkimit të presidentit Viktor Janukoviç, që u shoqërua edhe nga gjakderdhja e javës së kaluar ku humbën jetën 82 persona në qendër të Kievit.
“Ju na keni ndryshuar të gjithëve. Librat e historisë do të shkruajnë se perandoria ruse ka pushuar së ekzisituari në këtë shesh”, deklaroi Sakashvili.
Kontestimi që përfundoi me shkarkimin e Janukoviçit kishte nisur në fillim të muajit nëntor për shkak të refuzimit, nga ana e presidentit ukrainas, që iu bë nënshkrimit të marrëveshjes së asocimit me Bashkimin Evropian në përfitim të Rusisë, e cila kishte bërë presion mbi Kievin./
/G.S/