Presidenti s’guxon ta puthë gruan në publik
Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, i ka dalë fuqishëm në mbrojtje vendimit të tij për të ndaluar homoseksualizmin në vendin afrikan, duk...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/presidenti-sguxon-ta-puthe-gruan-ne.html
Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, i ka dalë fuqishëm në mbrojtje vendimit të tij për të ndaluar homoseksualizmin në vendin afrikan, duke thënë se rregullat e ashpra kundër imoralitetit bëjnë që ai të mos guxojë ta puthë bashkëshorten e tij në publik, transmeton AFP.
Deklarata e presidentit ugandas, e transmetuar nga mediat lokale, është konsideruar gjerësisht si një goditje thumbuese ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i cili e ka kritikuar ashpër ligjin kundër homoseksualizmit në Ugandë, dhe i cili e ka kremtuar rizgjedhjen e tij në postin e presidentit duke përqafuar në publik bashkëshorten e tij, Michelle.
“Shfaqja e sjelljeve homoseksuale duhet të ndëshkohet sepse, në këtë pjesë të botës, është e ndaluar që të bësh çfarëdo gjesti seksual (puthje, etj.), edhe për heteroseksualët”, ka thënë ai.
“Po ta puthja në publik gruan time, me të cilën jam i martuar që 41 vjet, unë do t’i humbja zgjedhjet në Ugandë”, ka shtuar presidenti Museveni, i cili udhëheq vendin që nga viti 1986. /Telegrafi/