5 Sekrete të komunikimit me adoleshentët

Adoleshenca cilësohet si një moshë e vështirë dhe delikate, ku prindi dhe adoleshenti i përkasin dy botëve dhe perspektivave të ndryshme, d...


Adoleshenca cilësohet si një moshë e vështirë dhe delikate, ku prindi dhe adoleshenti i përkasin dy botëve dhe perspektivave të ndryshme, dhe një mungesë e madhe lidhjeje që e bën komunikimin një mister të vërtetë. Distancat dhe shpërthimet janë të vetmet mënyra që një adoleshent di të komunikojë, kur gjërat bëhen më intense. Sigurisht që kjo situatë shkakton më shumë konflikt. Ja 5 sekretet të cilat ndihmojnë për të patur një komunikim sa më efektiv gjatë viteve të adoleshencës.

1. Përpiquni të komunikoni duke treguar kuptueshmëri nga ana juaja, dhe jo duke shfaqur gjykim. Nëse shikoni se fëmija juaj është duke chatuar, në vënd që të mësojë pasi ka të nesërmen provim, ajo që duhet të bëni është të filloni duke i thënë: ‘Unë e kuptoj që ti ke nevojë të merresh edhe me gjërat e tua personale. Po ashtu e di që ti duhet të dalësh mirë nesër në provim. Shkolla është puna jote tani, dhe është përgjegjësia jote të bësh më të mirën për aftësitë e tua. Le të mendojmë sëbashku një mënyrë më të mirë për të menaxhuar kohën sot”. Pra filloni duke shfaqur kuptueshmëri dhe përpiquni të vini veten në vend të fëmijës suaj, përpara se t`i thoni se çfarë duhet të ndryshojë.

2. Mos u tregoni emocional. Emocionet janë armiku juaj, kur bëhet fjalë për komunikimin me adoleshentët. Përpara se të filloni të flisni me adoleshentin tuaj, mendoni se po bën thjesht një bisedë biznesi dhe se nuk ka asgjë personale. Ju nuk mund të pëlqeni mënyrën se si sillet dhe vepron, por  mbajini emocionet jashtë. Kur ju të kuptoni se kush është detyra juaj si prind, do të dini të jeni më pak emocional. Çdo gjë që mund t`iu thotë adoleshenti juaj, konsiderojeni si një problem që duhet zgjidhur, duke e ndihmuar atë të bëjë zgjedhjen më të mirë.

3. Bëni pyetje kureshtare dhe jo sugjestive. Pyeteni fëmijën për idetë e tij dhe jini bashkëpunues. Lejoeni atë të kuptojë se ju keni besim tek ai, duke e lejuar që të ketë hapësirën e të bërit vetë të gjërave. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohet një konfidencialitet i madh mes jush. Mos bëni pyetje sugjestive si : Pse nuk u ngrite në kohë?, Çfarë nuk shkon me ty? Shndërrojini këto pyetje në pyetje të hapura komunikimi si Ke ndonjë nide se si mund të arrish të ngrihesh në kohë? Nëse ai thotë jo, ndihmoje duke i dhënë alternativa dhe pyete se me kë do të donte të punonte. Në këtë mënyrë do t`i bëni të ditur se problemet e tij, janë zgjidhja e tij. Qëllimi juaj është të ndihmoni fëmijën të mendojë vetë.

4. Mos e vini veten në pozicione kompromisi me fëmijën tuaj. Jo sa herë do ju duhet të merrni gjëra prej tij, e vendosni veten në një pozicion vulnerabël, pasi nuk u jep atë që dëshironi. Mos u përpiqni ta kontrolloni apo manipuloni, pasi ai do të bëhet më shumë sfidues, apo një kompliant pasiv, ku asnjëra prej të dyjave nuk është e mirë. Bëjini të ditur se nuk do të bisedoni me të derisa ai mund të prgjigjet me qytetari. Ja e vërteta: kur ju nuk jeni duke u përpjekur për të ndryshuar fëmijën tuaj, ju do të jeni në gjendje të mendoni për zgjedhje më të mira për veten tuaj. Dhe fëmija juaj do të jetë më pak sfidues, sepse ai nuk do të ketë njeri për t’i rezistuar. Kur ju nuk jeni duke u përpjekur për të kontrolluar atë dhe ju nuk jeni duke reaguar ndaj tij, atij do t`i duhet të luftoj me veten sesa me ju.

5. Mos bëj asgjë derisa të jeni qetësuar të dy. Ju nuk keni pse t`i përgjigjeni fëmijës tuaj, kur ju jeni i mërzitur, ose kur fëmija juaj është i mërzitur. Ju mund të mos thoni asgjë, mund të merrni disa minuta ose më shumë, nëse keni nevojë për të. Kur emocionet dalin jashtë, ju mund të uleni dhe të bisedoni me të. Nuk këshillohet që të zgjidhëni një konflikt në momentin më të nxehtë. Pra, nëse ju ose fëmija juaj është i mërzitur, pauzë dhe rikthehu kur mund t`i trajtoni gjërat në një mënyrë të qetë.

Related

Psikologji 8400093165557064116

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item