"Fëmijët e armiqve i groposim të gjallë"

Fëmijët e armiqve të regjimit, në një vend si Korea e Veriut ku ushqimi është i mangët për të gjithë janë vetëm disa gojë më shumë për t'...

Fëmijët e armiqve të regjimit, në një vend si Korea e Veriut ku ushqimi është i mangët për të gjithë janë vetëm disa gojë më shumë për t'u ushqyer. 

Pasi prindërit e tyre burgosen për arsye nga më qesharaket, një pjesë e të miturve i jepen për ushqim qenve të kufirit që kanë më shumë vlerë se qëniet njerëzore në kampet e përqëndrimit ose thjesht groposen të gjallë.

Kjo është historia rrënqethëse që tregoi Ahn Myong-Chol, e cila punoi si gardiane deri në arratisjen e saj nga vendi në vitin 1994.

"Mbaj mend që një herë, pesë fëmijë të vegjël iu dhanë tre qenve të egërsuar, të cilët i shqyen brenda pak minutash tre prej tyre. Dy fëmijët e tjerë morën plagë të rënda, por nuk kishin vdekur ende kur i varrosën disa gardianë të tjerë", tha 45-vjeçarja, në një dokumentar të transmetuar nga "Agence France Presse".



Nje gardiane e nje kampi perqendrimi ne Korene e Veriut, foto pasqyruese
Në një vend ku jeta e njeriut është e pavlerë, për ironinë më të madhe, ishin qentë ata që u shpërblyen të nesërmen për punën e mirë që realizuan, duke i dhënë një ushqim të posaçëm të pëlqyer prej tyre.

Rrëfimi i ish-gardianes vjen një javë pasi një Konferencë në Gjenevë demaskoi krime të pabesueshme që ndodhin në shtetin më të izoluar të botës dhe rekomandoi që të lëshohet një mandat arresti ndërkombëtar për diktatorin Kim Jong-un.


Diktatori Kim Jong-un, i pritur me broherima ne nje mbledhje te udheheqjes politike te vendit

Në Korenë e Veriut, një vend me 24 milionë banorë ka mbi 120 mijë të burgosur dhe qindra mijëra të internuar.

E ndërsa jeta në liri në këtë shtet është shumë e vështirë, për shkak të mungesave ushqimore dhe të gjithëllojshme, gardiania tregoi se si në kampet e përqëndrimit ushqimi është pothuajse inekzistent, e të burgosurit detyrohen të hanë kandrra, minj e çdo brejtës tjetër që mund të gjejnë.

Ungji i Kim Jong-un ishte midis politikaneve te larte te ekzekutuar me pare gjate vitit, si tradhetar i larte i atdheut, ne nje fushate spastrimi te ndermarre prej vete diktatorit

Shumë prej të burgosurve, vdesin pikërisht nga uria dhe keqtrajtimi, i ushtruar në mënyrë sistematike nga gardianët e ushqyer me urrejten ndaj klasës së "armiqve të regjimit" që në fëmijërinë e tyre.

Po aq rrënqethëse, edhe dëshmia tjetër e Chol, e cila tregoi se si formë edukimi, fëmijë fare të mitur detyrohen të jenë spektatorë në ekzekutimet çnjerëzore të të burgosurve nëpër kampe. / Top Channel


Related

Botë 7903139432537764691

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item