UKRAINË – Ngjarjet kryesore nga fillimi i përplasjeve të dhunshme
Ngjarjet kryesore në Ukrainë që prej fillimit të përplasjeve të dhunshme në Kiev që shkaktuan vdekjen e të paktën 80 personave. E martë 18 s...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/ukraine-ngjarjet-kryesore-nga-fillimi-i.html
Ngjarjet kryesore në Ukrainë që prej fillimit të përplasjeve të dhunshme në Kiev që shkaktuan vdekjen e të paktën 80 personave.
E martë 18 shkurt:
- Një grup prej 20 mijë manifestuesish proevropianë, që po parakalonin, u përleshën me forcat e rendit pranë parlamentit ku pritej të mbahej një reformë Kushtetuese.
- Forcat speciale, të ndihmuara edhe nga automjete të blinduara të pajisura me popmpa uji, nisin një sulm për të larguar mijëra manifestues që ishin mbledhur në sheshin “Pavarësia” në qendër të Kievit, të cilët po bënin tre muaj që e kishin bllokuar krejtësisht këtë shesh.
- Në Lviv, në perëndim të vendit, pesë mijë manifestues marrin nën kontroll godinat qeveritare dhe depot e armëve.
E mërkurë 19 shkurt:
- Pas një nate të gjatë plot dhunë, manifestuesit dhe forcat e policisë përballen sërish në sheshin “Pavarësia”
- Shumë prej vendeve evropiane kërkojnë të mbahen sanksione kundrejt përgjegjësve të shtypjes së protestuesve. Parisi dhe Berlini i dënojnë këto veprime si të papranueshme. Ndërsa OKB-ja bën thirrje për një hetim të menjëheshëm dhe të pavarur”, së fundmi NATO-ja kërcënon se do të ndërpresë bashkëpunimin me Kievin.
- Pas përfundimit të një mbledhjeje me opozitën, presidenti Viktor Janukoviç deklaroi në mbrëmje mbajtjen e një armëpushimi. Ndërkohë që bilanci i të vdekurve që nga dita e martë arrin në 26 persona mes të cilëve 10 policë.
E enjte 20 shkurt:
- Me qindra manifestues radikalë shtyjnë brezin e policisë në sheshin “Pavarësia”, duke e rimarrë sërish në kontroll. Forcat e rendit tërhiqen duke qëlluar me plumba të vërtetë.
- Kryetari i Bashkisë së Kievit, i ndjekur edhe nga 12 deputetë, largohen nga partia në pushtet për të protestuar kundër gjakderdhjes. Përplasjet e dhunshme shkaktuan të paktën 60 të vdekur, sipas opozitës.
- Në Bruksel vendet e BE-së bien dakort për vendosjen e sanksioneve individuale, heqja e të drejtës së vizës dhe ngrirje të depozitave bankare, kundrejt përgjegjësve të shtypjes së dhunshme. Uashingtoni kërcënon, Otava i zgjeron më shumë sanksionet.
- Një trojkë evropiane (Francë, Gjermani, Poloni) takojnë disa herë presidentin Janukoviç dhe liderët e opozitës. Negociatat vazhdojnë edhe gjat mbrëmjes, në prani të një përfaqësuesi të Kremlinit.
E premte 21 shkurt:
- Rreth orës 14:00 GMT, presidenti Janukoviç dhe përfaqësuesit e opozitës nënshkruajnë në prani të ndërmjetësuesëve evropianë një marrëveshje për të dalë nga kriza që parasahikonte lëshime të mëdha kundrejt opozitës, ku edhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të parakoshme, formimin e një qeverie të koalicionit si dhe një reformë Kushtetuese.
- Deputetët debatojnë për një reformë kushtetuese që zvogëlon pushtetin e presidentit.
- Ndihmësshefi i shtabit të përgjithshëm i forcave të ushtrisë jep dorëheqjen si shenjë proteste kundër përpjekjeve për të përfshirë ushtrinë në këtë konflikt.
E shtunë 22 shkurt:
- Parlamenti voton lirimin e menjëhershëm të opozitares së burgosur Julia Timoshenko. Me të dalë nga burgu, ish-kryeministrja nist drejt Kievit, në sheshin “Pavarësia”. “Diktatura ra” kishte shkruar ajo në faqen e internetit të partisë së saj.
- Presidenti Viktor Janukoviç deklaron se nuk do të japë dorëheqjen dhe shpall se po ndodh një grusht shteti. Ai merr menjëherë mbështetjen e Rusisë. Presidenti i parlamentit deklaroi vetëm disa orë më vonë se Viktor Janukoviçi u përpoq të arratisje nga vendi me destinacion Moskën, por u ndalua nga rojet kufitare. Ai ndodhej në rajonin e Donteskut, në lindje të vendit.
- Deputetët vendosin se zgjedhjet e parakoshme presidenciale do të mbahen më 25 maj, duke shkarkuar “de facto” Viktor Janukoviçin. “Presidenti Viktro Janukoviç nuk i përmbush më funskione e tij”, saktëson resoluta.
E dielë 23 shkurt:
- Presidenti i parlamentit, Oleksandre Turçinov, u zgjodh kryetar i përkoshëm i shtetit. Deputetët kanë kohë deri të martën që të krijojnë një qeveri të bashkimit kombëtar.
- Partia e Rajoneve e Viktor Janukoviçit, e braktisi presidentin e shkaruar dhe e gjykoi si përgjegjës të ngjarjeve tragjike.
- SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Rusia bëjnë thirrje për unitet territorial të vendit./ATSH-AFP/