UKRAINË – Merkel dhe Putin: Të ruhet tërësia territoriale
BERLIN, 23 shkurt /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti rus, Valdimir Putin, theksuan rrëndësinë që ka për Ukrainë...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/ukraine-merkel-dhe-putin-te-ruhet.html
BERLIN, 23 shkurt /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti rus, Valdimir Putin, theksuan rrëndësinë që ka për Ukrainën ruajtja e tërësisë territoriale, gjatë një bisede telefonike që u mbajt sot, njoftoi zëdhënësi i qeverisë gjermane.
“Unë dhe presidenti Putin, jemi dakort mbi faktin se Ukraina duhet të krijojë sa më shpejt një qeveri që të jetë e aftë të verpojë sa më mirë dhe të ruajë tërësinë territoriale”, deklaroi kancelarja gjermane në një komunikim për shtyp.
Ata gjithashtu kanë theksuar se stabiliteti i Ukrainës është në interesin e tyre të përbashkët, qoftë ky në planin politik dhe ekonomik.
Biseda mes Merkelit dhe Putinit u krye në një moment kur Ukraina po njeh një ndryshim të thellë politik që u sigurua me shkarkimin e presidentit Viktor Janukoviç./
/G.S/