Portreti i Timoshenkos në “Daily Mail”

Mos u mashtroni nga pamja e saj prej një ëngjëlli, ajo është po aq mizore sa edhe e korruptuar. Me këtë titull hapet një artikull i gazetes ...


Mos u mashtroni nga pamja e saj prej një ëngjëlli, ajo është po aq mizore sa edhe e korruptuar. Me këtë titull hapet një artikull i gazetes britanike Daily Mail mbi ish kryeministren e Ukraines, Julia Timoshenko shkruar nga një ekspert i cështjeve të Rusisë dhe person qe e ka njohur mire Timoshenkon, Eduard Lukas një ekspert për Rusinë i cili pretendon se e njeh atë shumë mirë. Asnjeri që takon Julia Timoshenkon nuk mund ta harrojë atë moment, shkruan Lukas. Politikania miliardere ukrainase ka një sharm të mrekullueshëm. Bukuria e saj dhe koha e kaluar në burg e kanë bërë që të fitojë simpatinë e pjesës më të madhe të botës. Të shtunën ajo u lirua, dhe menjëherë e ulur në një karrige me rrota për shkak të dhembjeve në shpinë ajo iu drejtua protestuesve në qendër të Kievit, ku të pranishmit ishin më shumë se 50 mijë. Ajo i cilësoi ata si heronjtë që i kishin shkulur një kancer vendit dhe konfirmoi që do të garonte për zgjedhjet presidenciale në maj. Por Lukas shton se perspektiva e një rikthimi politik të saj e shqetëson dhe e frikëson për sa i përket të ardhmes së paqëndrueshme të Ukrainës. Feminiliteti i saj ka bërë që shumë politikanë vendas por dhe të huaj ta nënvlerësojnë atë. Por e vërteta është se këmbëngulja e saj është e tmerrshme, asgjë dhe asnjeri nuk mund ta pengojë, vlerëson Lukas. 
Asnjeri nuk duhet të dyshojë për aftësinë e saj për bërjen e fushatës, pasi është bërë miliardere në industrinë e energjisë ajo mund të përballet me këdo. Ajo është dhe një oratore e shkëlqyer. Por në zyrë ajo shfaq anën më të egër nisur dhe nga fakti që është e paaftë për të punuar në grup. Ajo është zënë me do aleat gjatë karrierës së saj 20 vjecare politike. Dhe aftësitë e saj komunikuese gjithashtu lënë për të dëshiruar. Ndihmësit dhe kolegët duhet të marrin me mend atë që ajo do, dhe nëse gabojnë ajo shpërthen. Timoshenko është gjithashtu iracionale, si shumë njerëz në ish bashkimin sovjetik ajo beson shumë tek horoskopi. Sipas Dimitri Vidrin një këshilltar i afërt i saj dikur, Timoshenko mendon se është rimishërimi i Eva Peron ish lideres argjentinase. Por një tjetër lidhje e rrezikshme është dhe ajo mes biznezit të saj dhe interesave politikë. 
E rritur nga një nënë beqare në varfëri të plotë, në një provoncë të ish Bashkimit Sovjetik, ajo mori borxh rreth 100 stërlina për të ngritur një dyqan ku tregtoheshin filma piratë të Hollivudit.
Ajo arriti të bënte një pasuri të shpejtë dhe kolosale në një biznes që do nerva të forta dhe ku konkurenca është e pamëshirshme. Industria e rëndë në Ukrainë dhe dimri i acartë bëjnë që gazi të konsumohet në sasi shumë të mëdha. Timoshenko njihet si princesha e gazit, por ukrainasit nuk nënkuptojnë një kompliment kur e thonë këtë. Ukraina ka nevojë të dëshpëruar për reforma të thella, si ato të ndërmarra me sukses nga vende të tjera ish komunist e si Estonia dhe Polonia. Por nga ana e saj Timoshenko nuk tregon se si do i ndërmarrë apo implementojë reformat.Për të politika ka të bëjë me fitoren dhe mbajtjen e pushtetit. Por nëse princesha e gazit mund të mësojë nga gabimet e saj ajo mund të bëjë një rikthmim triumfues në politikë, por duke e njohur atë dhe interesat e saj, përfundon Lukas, si dhe urinë për pushtet, dyshoj se mund të ndodhë./abcnews/

Related

Shtypi i huaj 511553991833055622

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item