A ishte kushtetuese përmbysja e Yanukovichit?

Pak kohë pasi parlamenti i ri i Ukrainës, i dominuar nga opozita, votoi për shkarkimin e Viktor Yanukovichit nga posti i presidentit, është ...



Pak kohë pasi parlamenti i ri i Ukrainës, i dominuar nga opozita, votoi për shkarkimin e Viktor Yanukovichit nga posti i presidentit, është shtruar pyetja se a ishte përmbysja e tij kushtetuese?

Kjo pyetje mund të vë pikë dyshimi në legjitimitetin e secilës qeveri të ardhshme.

Deputetët e Parlamentit të Ukrainës e zgjodhën politikanin, Oleksandr Turchynov, aleatin e afërt të ish-kryeministres, Yulia Tymoshenko, që tashmë është liruar nga burgu, për ta kryer detyrën e presidentit, deri në zgjedhjet e parakohshme, të parapara për 25 maj të këtij viti.

Por, megjithatë, votimi duket se nuk do të mund t’i heshtë pyetjet nga kampi i Yanukovichit, se nëse përmbysja e tij ishte kushtetuese.

Yakunovich i kishte ndërmarrë disa hapa, që duket se e kanë shkatërruar besimin e tij në legjitimitetin e presidencës së tij. Në këtë kuadër përfshihen braktisja e zyrës së tij dhe xhirimi i një deklarate zyrtare për dorëheqje.

Por, lideri 63 vjeçar, Viktor Yanukovich, i larguar nga kryeqyteti Kiev, më vonë e tërhoqi dorëheqjen e tij dhe shpalli se mbetet në postin e presidentit, duke vlerësuar se votimi në parlament ishte “ilegal”.

“Unë nuk do të largohem nga Ukraina e as që do të shkoj ndokund. Unë nuk do të paraqes dorëheqje. Unë jam president i zgjedhur në mënyrë legjitime”, tha Viktor Yanukovich,

Shumica e 328 prej 450 ligjvënësve në Parlamentin e Ukrainës, votuan të shtunën për largimin e Yanukovichti nga posti i presidentit, me arsyetimin se e kishte braktisur zyrën dhe për vrasjen e më se 80 protestuesve dhe policëve në javën e fundit të dhunës kaotike.

Por, ka çështje juridike që mbeten pa përgjigje.

Sipas parimeve të marrëveshjes për paqe të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, më 21  shkurt, Viktor Yanukovich, do të duhej t’i nënshkruante masat e kthimit të Ukrainës në ushtetutën e vitit 2004. (Në vitin 2010, Yanukovich ripërtriu Kushtetutën e vitit 1996, e cila i mundëson autoritete të gjëra presidentit).

Megjithatë, Yanukovich ka dështuar t’i nënshkruaj këto masa.

Kjo gjë duket se e krijon një situatë të paqartë juridike, e cila mund t’i ushqej argumentet e ardhshme kudër qeverisë aktuale të tranzicionit.

Kushtetutat e viteve 1996 dhe 2004 janë uniforme, sa i përket çështjes së shkaqeve të shkarkimit të presidentit, pasi në nenin 111 shkruan se Parlamenti ka të drejtë të iniciojë procedurë për shkarkim “nëse ai kryen tradhti ose krime të tjera”.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse votimi i shpejtë i së shtunës është në harmoni me udhëzimet kushtetuese, sipas të cilave, rasti duhet të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës, ndërsa për të duhet të votojnë 338 ligjvënës, që paraqet 75% të deputetëve.

Ligjvënësit në favor të Yanukovichit, po ashtu, mund të paraqesin argumentin se sipas Kushtetutës së vitit 1996, është dashur që në postin e presidentit, pas shkarkimit të Yanukovicht, të emërohet ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Serhiy Arbuzov.

Ndryshimet e Kushtetutës së vitit 2004, parashohin që kryetari i Parlamentit është posti numër dy.

Por, mospërputhjet së shpejti mund të bëhen të parëndësishme, pasi parlamenti pritet ta zgjedhë kryeministrin e ri jo më vonë se të hënën.

Pavarësisht nga finalja e votimit, pritet që të gjitha postet qeverisëse do të jenë në duart e opozitë, sipas parimeve kushtetuese të vitit 1996 dhe 2004.

Mbetet të shihet se në çfarë mënyre transformimi i brendshëm në parlament do të ndikoj në formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, që po ashtu parashihej me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Por, zyrtarë evropianë duket se paraprakisht i kanë miratuar veprimet aktuale në Parlamentin e Ukrainës.


Ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, pak para se Yanukovichi të shkarkohej, në rrjetin Twitter tha se nuk ka pasur “grushtet” në Kiev dhe se Oleksandr Turchynov ishte zgjedhur “legalisht” si kryetar i Parlamentit.//rel/

Related

Shtypi i huaj 1662145243321504964

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item