Facebook e ka mbyllur shërbimin e adresave të emailit, i cili u jepte gjithë përdoruesve llogarinë e postës elektronike në @facebook.com. Arsyeja kryesore për këtë vendim të rrjetit social thuhet se është përdorimi i ulët i shërbimit.
Siç është raportuar nga The Verge, ata që deri më tani e kanë përdorur shërbimin e emailave në Facebook së shpejti do ta marrin një njoftim i cili do tu thotë se se çdo email i dërguar në llogarinë e tyre të @facebook.com do të përcillet në adresën e e-mailit primar, të cilin përdoruesit e kanë listuar në llogarinë e tyre.
I lansuar në nëntor të vitit 2010, shërbimi i emailave nga Facebook ishte një tentim tjetër i rrjetit social që ta shkrijë gjithë komunikimin e përdoruesve në një vend të vetëm.
Zëdhnësi i Facebook e ka konfirmuar lajmin e The Verge, “Shumica e njerëzve nuk ishin duke e përdorur opsionin e emailave të ofruar nga @facebook.com”.