Ukraina e gatshme për dialog me Rusinë, por BE-ja prioritet

Presidenti ukrainas në detyrë, Oleksandr Turchinov ka thënë të dielën se Kievi zyrtar është i gatshëm për të biseduar me prijësit e Rusisë, ...


Presidenti ukrainas në detyrë, Oleksandr Turchinov ka thënë të dielën se Kievi zyrtar është i gatshëm për të biseduar me prijësit e Rusisë, për të përmirësuar raportet, por e ka bërë të qartë se kthimi i Ukrainës në integrimet evropiane do të jetë prioritet. Gjatë fjalimit të tij para kombit, Turchinov tha se elita e re politike e Ukrainës, pas përmbysjes së Viktor Yanukovych-it, është e gatshme për dialog me Rusinë. Këto bisedime sipas tij, kanë për qëllim që t’i vendosin këto raporte në “binarë të ri, të fqinjësisë së mirë e të barabartë, të cilat njohin dhe marrin parasysh zgjedhjet e Ukrainës për të ardhme evropiane”. “Prioritet tjetër”, siç ta ai, “është kthimi në rrugën e integrimeve evropiane”. Turchinov po ashtu bëri të ditur se qeveria e ardhshme do të ketë për detyrë stabilizimin e ekonomisë, e cila sipas tij është në rrezik./rel/

Related

Botë 8370921684736157411

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item