Varësia nga kumari – një ves destruktiv

Nga të gjitha lojërat e kumarit veçanërisht shkatërruese janë lojërat e fatit. Ato janë lehtë të arritshme për të gjithë të rinjtë që kanë m...

Nga të gjitha lojërat e kumarit veçanërisht shkatërruese janë lojërat e fatit. Ato janë lehtë të arritshme për të gjithë të rinjtë që kanë mbushur 18 vjeç, nëpër qoshe të kafeneve



Studimet tregojnë se rreziku më i madh për t’u bërë i varur nga lojërat e fatit vjen nga lodrat elektronike të vendosura në çdo qoshe. Varësia nga kumari është një sëmundje serioze me pasoja fatale. Të fitoj vetëm edhe një herë. Butoni shtypet, fotografitë me ngjyra rrotullohen. Është thjesht çështje fati. A do të paraqitet një kombinim fitues? Shumë rrallë. Ky është parimi i lojërave të fatit. Të shoqëruar nga muzika monotone që të vë në gjumë njerëzit e varur nga kumari kërkojnë gjithnjë e më shumë, disa prej tyre humbasin pasurinë e tërë. Nga të gjitha lojërat e kumarit veçanërisht shkatërruese janë lojërat e fatit. Ato janë lehtë të arritshme për të gjithë të rinjtë që kanë mbushur 18 vjeç, nëpër qoshe të kafeneve. Grupi më i rrezikuar: migrantët e rinj pa punë. Ky është rezultati i një studimi të publikuar nga Qendra Federale për Edukim Shëndetësor për varësinë nga lojërat e fatit në Gjermani. Ekspertët e varësisë nga kumari llogarisin që në Gjermani të prekur janë deri në 300.000 të ashtuquajtur lojtarë patologjikë – pra njerëz të varur në shkallë serioze nga lojërat e fatit. Përveç basteve sportive dhe lojës online poker, kumari në lojërat e fatit është shumë i rrezikshëm.

Studimi
Rreth 75 për qind e atyre që kërkojnë ndihmë në qendrat e këshillimit për lojërat e fatit vijnë për shkak të lodrave të fatit. Veprimet kriminale tregues të varësisë serioze Pamje simbolike Pamje simbolike “Sa më e shkurtër që të jetë koha në mes të lojës dhe rezultatit, aq më e madhe mundësia e varësisë”, – thotë Richard Stelzenmüller, i cili punon si terapet në Klinikën LVR të Bonit. Nëpërmjet muzikës, efekteve të ndriçimit dhe lojës së shpejtë të rinjtë “infektohen” në një kohë shumë të shkurtër. Pyetja e parë e Stelzenmüller gjatë bisedës me një të varur nga lojërat e fatit nuk është se sa kohë ka që luan por: “A keni vjedhur ndonjëherë dikë që të siguroni paratë?” Si në skenën e përdoruesve të drogës veprimet kriminale konsiderohen si një tregues i varësisë serioze. Të varur të bën një defekt në zonën e kënaqësive në tru. Kush ka stres kapet pas drogës.

Lojërat e fatit
Lojërat e fatit ndikojnë shpejt në pakësimin e stresit, por efektet janë fatale: të droguarit pas lojërave të fatit futen në borxhe, fillojnë me vepra kriminale, humbasin vendin e tyre të punës, shkatërrojnë familjen dhe shkalla e vetëvrasjeve është e lartë. Disa prej tyre humbasin në lojërat e fatit vlerën e një banese. Rreth 4 miliardë euro shpenzohen çdo vit në kazinotë e lojërave të fatit në Gjermani. Problemi: kazinotë e lojërave të fatit nuk kontrollohen direkt nga shteti. Ato nuk hyjnë në monopolin e lojërave të fatit. Shteti kontrollon lotaritë, kazinotë e lojërave, pikat e basteve. Kush luan në këto vende ka mundësi për t’u mbrojtur vetë: përmes kontrolleve të rrepta të identitetit në hyrje dhe mundësisë për të bllokuar veten si lojtar. Që prej ashpërsimit të rregullave gjithnjë e më shumë të droguar pas lojërave të fatit kalojnë nga kazinotë normale në kazinotë e lojërave të fatit. Por nëpër kafene dhe kazinotë e lojërave të fatit nuk ka kontrolle dhe në përputhje me këto rrethana as mbrojtje adekuate. Industria e lodrave të fatit i dredhon rregullores së bixhozit.
Si është e mundur që lojëra të tilla me pasoja fatale të mos rregullohen në mënyrë më strikte? Këshilltarët për të droguarit nga lojërat e fatit si Ilona Füchtenschnieder nga Qendra e Koordinimit të lojërave të fatit për landin e NRW-së mendon se “lobi i lojërave të fatit është për politikën më i rëndësishëm se një parandalimin efektiv i varësisë nga këto lodra”. Ajo thekson se me këtë industri veprohet gjithnjë në mënyrë shumë të dhembshur. Ajo lufton për një kohë të gjatë kundër paraqitjes si të padëmshme të të ashtuquajturave “lojëra të vogla”. Nëse një lojë e re hidhet në treg atëherë ajo durohet fillimisht nga politikanët e ekonomisë. Dhe në qoftë se loja rezulton të jetë problematike atëherë vendosen “periudha të gjata për largimin nga tregu”. Një shembull i lojës së macës dhe miut mes qeverisë dhe industrisë: Loja me pikë është thjesht një mashtrim i industrisë së lojërave të fatit për t’iu dredhuar kufizimeve të rrepta të rregullores për lojërat e bixhozit. Maksimumi i bastit prej 20 cent për lojë, humbja maksimale 80 euro për orë, një lojë duhet të zgjasë të paktën gjashtë sekonda. Industria i është përgjigjur rregullores me lojën me pikë. “Paratë e hedhura në automat thjesht konvertohen në pikë. Pastaj mund të luhen shuma shumë më të mëdha parash në një kohë shumë më të shkurtër”, – kritikon Füchtenschnieder./standard

Related

Psikologji 426725158442433808

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item