Ndryshime në Kodin Penal, burg për xhihadistët shqiptarë

Shqipëria pritet të ndryshojë Kodin Penal, duke e cilësuar angazhimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri apo në konflikte të ngjas...


Shqipëria pritet të ndryshojë Kodin Penal, duke e cilësuar angazhimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri apo në konflikte të ngjashme si vepër penale.
Top-Channel ka mësuar se  projektligji ligji, është duke marrë formën e tij përfundimtare nga një grup deputetësh, mes të cilëve Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.
Ata propozojnë  miratimin e disa dispozitave që penalizojnë shtetasit shqiptarë, të cilët pa patur shtetësinë apo vendbanimin në shtetin ku zhvillohen luftime dhe pa qenë pjesë e formacioneve të rregullta ushtarake të palëve ndërluftuese, marrin pjesë në konflikte të armatosura.
Inicuesit e projektligjit pritet t’i propozojë Parlamentit dënimin me mbi dhjetë vjet burg për ata persona të cilëve u provohet pjesmarrja në luftëra të tilla.
“Shtetasit shqiptare, qe nuk kane njekohesisht dhe shtetesine e ndonjeres prej paleve nderluftuese ne konflikte te armatosura qe zhvillohet jashte territorit te Republikes se Shqiperise, ketej e tutje do te denohen me masa te konsiderueshme burgimi”, ky është thelbi propozimit i cili ka marrë edhe bekimin e partnerëve ndërkombëtar të sigurisë,
Një burim pranë grupit të punës i deklaroi Top-Channel se “Kronikat dhe faktet e fundit të raportuara nga Siria për shtetas shqiptarë që marrin pjesë apo kanë humbur dhe jetën në luftimet që zhvillohen në atë shtet, kanë sjellë në vëmendjen e autoriteteve dhe ligjvënësve shqiptarë nevojën urgjente për ndërhyrje në Kodin Penal”.
Ndryshe nga shembulli që po ndjekin ligjvënësit kosovarë në miratimin e një ligji të posaçëm me 5 nene, që sanksionon parandalimin e pjesëmarrjes të shtetasve kosovarë në konflikte jashtë Kosovës, ligjvënësit shqiptarë kanë menduar të propozojnë shtimin e disa dispozitave në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Sipas inicuesve të projekt-ligjit fenomeni i mercenarizmit është një element që ka gjetur trajtim nga e drejta ndërkombëtare, që prej mbarimit të Luftës së dytë Botërore, në protokollin e parë shtesë të 4 Konventave të Gjenevës, në vitin 1949.
Ndërkohë, Konventa e OKB, Neë York 1990, kundër rekrutimit, përdorimit, financimit dhe trainimit të mercenarëve ka vendosur standarte të reja në përkufizimin e mercenarizmit modern dhe kritereve vlerësues për subjektet që do të duhet të konsiderohen si mercenarë në koflikte të brendshme apo ndërshtetërore.
“Megjithëse e hapur për nënshkrim dhe ratifikim prej tashmë 24 vitesh, Shqipëria ende nuk e ka nënshkruar këtë konventë” sqarojnë burimet.
Në këtë iniciativë ligjvënësit shqiptarë janë treguar të vëmendshëm për të parashikuar penalizimin dhe dënimin përkatës si për ata shtetas shqiptarë, të cilët duke marrë pjesë në konflikte jashtë territorit të Shqipërisë, e ekspozojnë vendin tonë ndaj rrezikut të situatave të vështira në rrafshin ndërkombëtar.
Ashtu dhe për ata persona të cilët duke përdorur joshjen ekonomike, por edhe ideologji të caktuara fetare e shoqërore, nxisin e rekrutojnë këta shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në konflikte të armatosura jashtë atdheut-parashikohen dëmine me burg.
Projektligji është konsultuar me pedagogë dhe ekspertë të njohur të së drejtës penale në vendin tonë, me ekspertë të institucioneve shqiptare, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendëshme si dhe me ekspertë të fushës së sigurisë.
Në ditët në vijim, pritet që Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtojë fillimisht në komisionin e ligjeve e më pas në seancë plenare këtë iniciativë të re të rëndësishme, për disa shtesa në Kodin Penal.
Jo zyrtarisht mësohet se të paktën 6 shtetas shqiptarë,kanë humbur jetën deri tani në konfliktin sirian por numri mund të jetë edhe më i madh, pasi trupat e tyre janë varrosur në vëndin e konfliktit dhe shteti shqiptarë nuk ka të dhëna zyrtare për ta.

Related

Lajme 6167179107834455001

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item