Yanukovych paralajmëron konferencë shtypi
Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se presidenti i rrëzuar i Ukrainës, Viktor Yanukovych, planifikon të mbajë një konferencë për media të ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/yanukovych-paralajmeron-konference.html
Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se presidenti i rrëzuar i Ukrainës, Viktor Yanukovych, planifikon të mbajë një konferencë për media të premten, nga qyteti rus Rostov-on-Don.
Raportet citojnë “njerëz të afërt” me Yanukovychin. Kjo do të ishte paraqitja e parë publike e Yanukovychit prejse ka lënë Kievin në fundjavë, transmeton REL.
Në një deklaratë që u ka dërguar agjencive ruse, Yanukovych ka thënë se vazhdon ta konsiderojë veten president legjitim të Ukrainës dhe se vendimet e marra nga Parlamenti i Ukrainës kanë qenë jolegale.
Javën e kaluar, Parlamenti i ka marrë autoritetin Yanukovychit, ka emëruar një president të përkohshëm dhe ka lëshuar urdhër arrest për Yanukovychin. /Telegrafi/