Ekskluzive: Kryetari i komunës së Bërvenicës braktis BDI-në kalon në PDSH
Enver Pajaziti kryetar i komunës së Bërvenicës – Tetovë i pakënaqur nga funksionimi i BDI-së ka vendosur të braktis partinë e tij dhe të kal...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/ekskluzive-kryetari-i-komunes-se.html
Enver Pajaziti kryetar i komunës së Bërvenicës – Tetovë i pakënaqur nga funksionimi i BDI-së ka vendosur të braktis partinë e tij dhe të kalojë në rradhët e PDSH-së. Këtë për portalin Shqipmedia e kanë konfirmuar të dyja palët.
Poashtu para disa ditësh në Kërçove u shua nëndega më e madhe e BDI-së, nëndega e Shutovës.
Tani pas komunës së Strugës, Studeniçanit PDSH bëhët edhe me një komunë, atë të Bërvenicës.
Kush është Enver Pajaziti:
U lind më 1 shkurt të vitit 1962 në Çellopek. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes kurse atë të mesmen në gjimnazin “Kirill Pejçinoviq”, Tetovë.
U lind më 1 shkurt të vitit 1962 në Çellopek. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes kurse atë të mesmen në gjimnazin “Kirill Pejçinoviq”, Tetovë.
Në vitin 1987 diplomoi në fakultetin e veterinarisë pranë universitetit të Sarajevës. Prej vitit 1989 deri më 2002 është marë me biznes privat, kurse prej vitit 2002 deri më 2005 ka qenë drejtorë në kompaninë e sigurimeve “SIGMA”.
Në vitin 2005 e mer përfaqësinë për VOLKSWAGEN për Tetovë, dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2009 u zgjodh Kryetar i Komunës së Bërvenicës ndersa në vitin 2013 u rizgjodh në atë post.
Flet gjuhën maqedonase, serb dhe gjermanishten.
/Shqipmedia