Gabimet trashanike në librat e indianëve
Në Indi, tekstet mësimore kanë gabime trashanike. Në një libër shkollor për arsimin fillor, nxënësve u mësohet se ishte Japonia ajo që lësho...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/gabimet-trashanike-ne-librat-e-indianeve.html
Në Indi, tekstet mësimore kanë gabime trashanike. Në një libër shkollor për arsimin fillor, nxënësve u mësohet se ishte Japonia ajo që lëshoi bombë atomike mbi SHBA-të gjatë Luftës së Dytë Botërore.Gjithashtu po në këtë libër thuhet se, Mahatma Gandhi u vra nëntë muaj pasi kishte vdekur. Në fakt Gandhi u vra më 30 janar 1948-n nga nacionalisti hindu, Nathuram Godse. Libri shkollor ka më shumë se 150 gabime faktesh, gramatikore dhe gabime shqiptimi. Në këtë libër ka rreth 59 gabime faktesh, raporton “Times of India”. Në këtë tekst nxënësve u mësohet se Pakistani që ka shpallur pavarësinë në vitin 1947 quhej “Islamik Islamabad”. Libri përdoret nga më shumë se 50 mijë nxënës në shtetin Gujarat, në veriperëndim të Indisë. Presidenti ekzekutiv i teksteve shkollore në Gujarat, Nitin Pethani thotë se libri nuk mund të tërhiqet në këtë fazë të shkollës, por do të ndreqen gabimet.