Udhërrëfyes i një beogradasje për Prishtinën
Anita Mitic Nuk isha një vit në Prishtinë, por kur erdha vikendin e kaluar vendosa se do të shkruaj diçka praktike: një udhërrëfyes – ku pih...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/udherrefyes-i-nje-beogradasje-per.html
Anita Mitic
Nuk isha një vit në Prishtinë, por kur erdha vikendin e kaluar vendosa se do të shkruaj diçka praktike: një udhërrëfyes – ku pihet kafja e mirë, ku dilet, vendet që duhet parë patjetër, etj.
Mirëpo, pas këtij vikendi në Prishtinë e kuptova se një gjë e tillë është e panevojshme. Kushdo që është sadopak mendjehapur, në Prishtinë kënaqet tepër shumë. Kjo është dëshmuar shumë herë.
Nëse jeni duke shkuar në Prishtinë, mundohuni të njoftoni njerëzit. Sepse Prishtina, sikurse çfarëdo qyteti, nuk ka aspak vlerë po që se nuk i njofton njerëzit.
Shoqëria ime janë ata që ma bëjnë të vlefshme ardhjen në Prishtinë. E nëse keni fat, sikurse që kam pasë unë, këta njerëz do të bëhen pjesë përbërëse e jetës tuaj. Nuk do të mund të mendoni se çfarë do të ishte jeta juaj po të mos i kishe njohur këta.
Më besoni, këta janë njerëz që vërtetë ia vlen të njohësh. Janë njerëz për të cilët ia vlen të rrënoni paragjykimet dhe të bëheni të guximshëm. Janë njerëz për të cilët ia vlen të sfidohesh. E nëse ju keni ardhë në Prishtinë, kjo disi tregon se ju veçse jeni sfiduar për të vërtetën.
Askujt nuk i duhet një udhërrëfyes i një beogradase për Prishtinën, ju duhet vetëm një mik. Një mik që do t’ju çojë të pini makiaton më të mirë, birrë dhe raki. Qoftë edhe vetëm një mik, do t’ju njoftojë me Prishtinën, do t’ju tregojë krejt çka ka për t’u parë në të.
Dhe më besoni, se qoftë edhe për vetëm një mik, do t’ia vlejë të ktheheni në Prishtinë.
Kështu që një ditë Prishtina do të jetë qyteti ku jeton dikush, të cilin ju e doni dhe që askush s’mund t’ua marrë.

*Kosovo 2.0.