Vetëvrasje rekord nga Golden Gate

Një numër rekord i njerëzve vitin e kaluar kanë kërcyer për vdekje nga Ura Golden Gate që ndodhet në San Francisko. Ura që është njëra nga m...


Një numër rekord i njerëzve vitin e kaluar kanë kërcyer për vdekje nga Ura Golden Gate që ndodhet në San Francisko. Ura që është njëra nga më të famshmet në botë, është 1,280 metra e gjatë.
Fondacioni që monitoron numrin e vetëvrasjeve nga ura ka thënë se 46 njerëz janë vetëvrarë, duke u hedhur nga 67 metra lartësi, raporton Reuters.
Njëra nga zëdhënëset e kësaj pjese, Mary Currie, ka konfirmuar se 46 personat kishin kryer vetëvrasje në urë vitin e kaluar, totali më i lart vjetor prej vitit 2000.
Përveç këtij numri të vetëvrasjeve, raportohet edhe për 118 persona që kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje por që janë bindur nga Policia të heqin dorë nga një akt i tillë. /Telegrafi/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item