“Soçi 2014”, rusët fitojnë më shumë medalje. Autoironi gjatë ceremonisë së mbylljes
Që prej ceremonisë së hapjes me “dështimin” me unazat, deri tek polici që këndonte “Get Lucky”, Lojërat Olimpike “Soçi 2014” do të mbeten të...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/soci-2014-ruset-fitojne-me-shume.html
Që prej ceremonisë së hapjes me “dështimin” me unazat, deri tek polici që këndonte “Get Lucky”, Lojërat Olimpike “Soçi 2014” do të mbeten të paharrueshme. Padiskutim për to do të flitet gjatë edhe për shkak të kostos së lartë dhe polemikave të shumta që u shkaktuan për komunitetin LGTB.
Nëse deri më tani mendohej se rusët nuk kanë sens humori, kjo duhet të ndryshoi pas ceremonisë së sotme të mbylljes. Rreth 700 balerinët që performuan në koreografinë e unazave olimpike, kanë formuar vetëm 4 unaza, duke rikrijuar fiaskon e ceremonisë së hapjes, kur njëra prej pesë unazave nuk u hap gjatë lojës së dritave, ashtu siç ishte parashikuar. Balerinët kanë qenë të veshur me kostume të argjend, sepse duhet t’u ngjasonin peshqve.
Ceremonia, një lamtumirë prej Rusisë më dashuri, madhështi dhe protokoll, nisi në 20:14 (ora lokale” dhe në të nuk ka munguar as presidenti rus Vladimir Putin.
Në fund të saj është bërë kalimi simbolik i stafetës nga Soçi në Pyeongchang. Kreu i bashkisë së qytetit rus, Anatoly Pakhomov, i ka dorëzuar flamurin olimpik presidentitn të Cio, Thomas Bach, i cili ja kaloi më pas qytetit koreano-jugor, që do të presë Olimpiadat 2018.
Rusia ka qenë vendi që ka arritur të marrë më shuam medalje ari, (33 medalje, nga të cilat 13 ari), duke lënë pas Norvegjinë dhe Kanadanë, që arritën të marrin përkatësisht 26 dhe 25 medalje.