BE-ja njeh Turchinov si president, Rusia kundër
Komisioni Evropian e ka njohur Oleksandr Turchinov si president të përkohshëm dhe legjitim të Ukrainës. Parlamenti ukrainas ka caktuar Turch...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/be-ja-njeh-turchinov-si-president-rusia.html
Komisioni Evropian e ka njohur Oleksandr Turchinov si president të përkohshëm dhe legjitim të Ukrainës. Parlamenti ukrainas ka caktuar Turchinov si zëvendësim të presidentit të përmbyshur Viktor Yanukovych. Sipas një zdhënësi të Komisionit Evropian, Oliver Bailly “vendimi [për Turchinov] është marr nga shumica këtë fundjavë”. “Ne e respektojmë vendimin demokratik dhe legjitim që ka marr parlamenti i Ukrainës”, ka shtuar ai. Mirëpo Moska zyrtare mendon ndryshe, dhe dyshon pikërisht në legjitimitetin e këtij vendimi. Kryeministri rus, Dmitry Medvedev tha se ka “dyshime serioze” rreth prijësve të ri politik të Ukrainës. “Thënë sinqerisht, nuk ka askush me të cilin mund të flasim tani. Legjitimiteti i një numri të madh të organeve shtetërore, ngrit dyshime serioze”, citohet të ketë thënë Medvedev nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax./rel/