UKRAINË – Ministri i Brendshëm: Mandatarrest kundër Viktor Janukoviç për vrasje masive të civilëve
KIEV, 24 shkrut /ATSH-AFP/ – Presidenti i shkarkuar ukrainas, Viktor Janukoviç është subjekt i një mandatarresti për ”vrasje civilësh në mas...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/ukraine-ministri-i-brendshem.html
KIEV, 24 shkrut /ATSH-AFP/ – Presidenti i shkarkuar ukrainas, Viktor Janukoviç është subjekt i një mandatarresti për ”vrasje civilësh në masë”, shprehej sot ministri i Brendshëm ukrainas ”ad interim”, Arsen Avakov në një postim në profilin e tij, në rrjetin ”Facebook”.
“Prokuroria ka nisur hetimet përkatëse për vrasje masive të civilëve, kundër Janukoviçit dhe një grupi funksionarësh të tjerë. Ndërkohë, është lëshuar zyrtarisht një mandatarrest kundër tyre”, theksonte ministri i Brendshëm ukrainas Avakov në postimin e bërë në profilin e tij të rrjetit ”Facebook”./
/I.P/