111-vjeçarja që fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti Ford
Sipas gazetës “The Brownsville Herald”, Presidenti Gerald Ford i ktheu menjëherë përgjigje se e kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësin...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/111-vjecarja-qe-fitoi-shtetesine.html
Sipas gazetës “The Brownsville Herald”, Presidenti Gerald Ford i ktheu menjëherë përgjigje se e kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane dhe brenda një jave ajo mori shtetësinë e saj amerikane
Mrika Mrnaçaj ishte 110-vjeçare, kur në vitin 1974, mbërriti në SHBA dhe kërkoi strehim politik për të jetuar në liri.
Në vendin që kishte lënë pas, mbretëronin frika, kërcënimi, arrestimet masive, demaskimet publike në sallat e kuqe, poshtërimet e të tjera dukuri të kësaj natyre.
Në Nju Jork, ajo jetoi me dy djemtë e saj, Marash dhe Peter Mrnaçaj, ndërkohë që djali tjetër i saj, Nikolla, i mbetur në Shqipëri, kaloi 25 vjet në burgjet e tmerrshme komuniste, kurse familja e tij u dërgua në kampin e internimit në Savër të Lushnjës.
Gazeta njujorkeze e asaj kohe “The Brownsville Herald” (5 November 1975 – Page 16) ishte e para që do të shkruante, gati katër dekada më parë se: “Edhe pse më të sigurt politikisht në Jugosllavi, znj. Mrnaçaj – përfundimisht kishte kërkuar për të lënë atë vend – dhe emigruar në SHBA, duke i thënë avokatit të saj se dëshira e saj ishte që të jetonte dhe të vdiste në një vend të lirë”.
Dëshira e saj më në fund u plotësua në dhjetor 1975, shtetësinë e saj amerikane e nënshkroi Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Gerald Ford.

111-vjeçarja
Lajmi që një grua 111-vjeçare ishte bërë qytetare amerikane pati jehonë të madhe në shtypin amerikan, në agjencitë më prestigjioze të lajmeve dhe në televizionet më kryesore të vendit.
Një nga djemtë e saj, në Jonkers – Nju Jork, kujton sot: “Dy ditë mbasi ajo arriti këtu në Amerikë, shkova në zyrën e avokatëve. Kur avokati im pa datën e lindjes së saj më tha se ky është lajm sensacional dhe duhet të njoftohen për këtë televizionet dhe gazetat. Ai fillimisht bëri një telefonatë në një gazetë lokale (The Brownsville Herald), e cila e botoi menjëherë lajmin”.
Prej nga ajo telefonatë dhe nga lajmi i botuar në atë gazetë, më shumë se 10 kanale të lajmeve dhe gazeta anembanë në SHBA, kontaktuan me dy djemtë e saj Marash dhe Peter duke kërkuar informacione në lidhje me nënën e tyre. Në këtë histori u përfshi edhe një kongresist, i cili ishte me ndikim atëherë në Uashington – Mario Biaggi.
Kongresisti Mario Biaggi thuhet se ka kontaktuar drejtpërsëdrejti me Presidentin Ford dhe e informoi atë që ky ishte personi më i vjetër në historinë amerikane, që jetonte në Nju Jork dhe ishte duke kërkuar shtetësinë e saj amerikane, për të jetuar në Amerikë, sipas saj e lirë edhe për të votuar, si qytetare amerikane .
Sipas gazetës “The Brownsville Herald”, Presidenti Gerald Ford i ktheu menjëherë përgjigje se e kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane dhe brenda një jave ajo mori shtetësinë e saj amerikane, duke hyrë kështu në faqet e librit të historisë së emigracionit amerikan .
Shtypi amerikan i asaj kohe e ka cilësuar si një rast të rrallë, i pari e i vetmi i tillë deri tani në historinë e emigracionit amerikan.
Lajmi
Mirëpo, lajmi nëpërmjet kanaleve të spiunazhit (Misonit të Përhershëm Shqiptar pranë OKB-së në Nju Jork) mbërriti “vetëtimthi” edhe në Shqipërinë komuniste dhe natyrisht që nuk u kapërdi kollaj nga regjimi diktatorial në Shqipëri. Mbasi pasojat e tij, do t’i vuante djali i saj Nikolla dhe familja e tij në kampin e internimit në Savër – Lushnje.
Me vetëm tre dëshmitarë të rremë Nikolla u arrestua dhe u dënua, për agjitacion propagandë me 10 vjet burg. Ai bëri 9 vjet e disa muaj deri sa u lirua për arsye shëndetësore mbasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Vdiq në kampin e internimit në Savër të Lushnjës. Tragjedia do ta godiste edhe njëherë familjen, kur një prej nipave të saj – Nick Mrnaçaj i biri i Marrashit dhe Mrise Nik Mrnaçaj (Nick Mrnaçaj), humbi jetën e tij me 22 Prill, të vitit 1990, në moshën 31-vjeçare, pas një demonstrate kundër regjimit të Tiranës në SHBA.
Prefektura e Uestçesterit (Westchester) e ka shpallur si simbolin e antikomunizmit shqiptaro-amerikan duke e quajtur “Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij të lindjes”. Kjo prefekturë, ku banonte, në zonën e Nju Jorkut, ka caktuar edhe një ditë fundprilli si ditë përkujtimore e emëruar “Ditë e lirisë shqiptare – Nik Mrnaçaj”.
Shqipëria e lirë dhe demokratike, më 1993, i akordoi nipit të Mrikë Mrnaçajt, Nick Mrnaçajt, me vendim të posaçëm nga ish Presidenti i parë demokrat, dr. Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracisë” me motivacionin: “Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjisë komuniste me flamurin e luftës për liri e demokraci”. Një shkollë fëmijësh e ciklit të mesëm në Tamar – Kelmend (Malësia e Mbishkodrës) ka marrë emrin e tij dhe quhet shkolla e mesme “Nik Mrnaçaj”.

Standard