Policët në gjunjë para protestuesve: Kërkojmë falje

Dhjetra protestues u vranë në sheshin e Kievit gjatë protestave kundër qeverisë dhe presidentit Janukoviç, por tani që gjithçka ka marrë fun...


Dhjetra protestues u vranë në sheshin e Kievit gjatë protestave kundër qeverisë dhe presidentit Janukoviç, por tani që gjithçka ka marrë fund…ata që ndihen në faj për gjakun e derdhur janë policët. Disa foto që qarkullojnë në mediat e huaja tregojnë një grup policësh që janë ulur në gjunjë para protestuesve duke kërkuar falje për vrasjet e bëra nga dora e kolegëve të tyre.
Ata kërkojnë falje për dhunën dhe vdekjet që kanë ardhur si pasojë e veprimeve të policisë në Kiev.
Një skenë e pabesueshme në Lviv. Krerët e ‘Berkut’, forca policiore kundër trazirave, po qëndrojnë para protestuesve duke u lutur për falje.
“Po ju kërkojmë që të na jepni faljen tuaj!” Thotë një oficer që rri përpara policëve të ulur në gjunjë. “Ne përulemi në kujtim të atyre që humbën jetën”.
Oficerët që kërkuan falje thanë se e bënin këtë për gjithë kolegët e tyre që u përfshinë në sulmin kundër protestuesve, por ata këmbëngulën se vetë nuk kanë rrahur dhe nuk kanë vrarë njerëz./mapo

Related

Botë 8880250549836110833

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item