Miqtë, janë vetëm një gëzim dhe qindra brenga!

Robert Bly shndërrohet në një figurë qendrore në kulturën poetike amerikane, duke sjellë për të parën herë në anglisht të përkthyer Pablo Ne...


drita polare


Robert Bly shndërrohet në një figurë qendrore në kulturën poetike amerikane, duke sjellë për të parën herë në anglisht të përkthyer Pablo Neruda, Cesar Vallejo, Gunnar Ekelof, Georg Tralk, Harry Martinson, në broshurat periodike poetike të publikuara nën titujt “vitet pesëdhjetë”, “vitet gjashtëdhjetë”, “vitet shtatëdhjetë” me poetë bashkëkohorë të këtyre dekadave. Njëkohësisht shfaqet si një eseist i shkëlqyer; më poshtë janë disa poezi të përkthimit të lirë në shqip nga Flurans Ilia

 Robert Bly

Treni i varrosur

Tregomë mbi trenin që njerëzit thonë se u varros
Nga orteku … ishte kohë dëbore? Ishte
Në Kolorado, dhe askush nuk e pa ndodhinë
As tymin e motorit kacavjerrur përpjetë
Shpërthim ciflash zjarri dhe zhurmë motori

Atje ishin të gjithë ata që patën lexuar diçka
Nga Thoreau, apo Henry Ward Beecher.
Dhe inxhinierët tymojnë, trutë të hedhin në erë.
Pyes veten kur ndodhi kjo? Ishte pas
Jetës studentore, apo ndër vitet kur ishim, ku?

Të gozhduar në cep e dëgjuam zhurmën që ndërsillte
Poshtë nesh treni lëvizte me shpejtësi të përbindshme.
Ishte e paqartë se ç’ndodhi më pas. Ti dhe unë
Jemi ende pasagjerë në atë tren. Duke pritur për dritën
E nisjes? Apo treni me t’vërtet u varros nën dëborrë?
Netëve të mia një tren fantazmë vjen dhe ikën …


Duke ngrënë reçel manaferrash

Kur dëgjova se Zoti është i njëjtë si ekzistenca
Rashë në heshtje, por sytë i ktheva
Mbi krijesat e vogla të mosekzistencës.

Disa besojnë se peshku-persian përparonë identikisht
Duke e bërë rolin e peshkaqenit zero. Por duke jetuar
Nuk nënkuptohet se është i lirë nga mosekzistenca.

Cicërimat vocërrake të zogthit që rritet me shpejtësi si era
Foleja me baltë e dallëndyshes, që qëndron nëm trarë
Më bënë ta dashuroj zogun e strehës së mosekzistencës.

Taoistët me mjekrat e rritura, duke peshkuar gjithë ditën e ditës
Me grepat në kallamin e drejtë, na dëftojnë se kanë mësuar
Të mos presin gjëra madhore nga tërësia e mosekzistencës.

Manaferrat kanë kaq shumë fytyra aq sa reçelosen
Diçka e përafërt midis trashjes së asgjësë. Gjithkush nga ne
Dëshiron të mbllaçitë të trashin reçel të mosekzistencës.

Kur çdo strofë mbyllet me të njëjtën fjalë, i kënaqur jam,
Ndaj dhe miqtë e mi, më thonë “Po qe se je krenar për këtë fakt,
Mundet të bëhesh njëri nga sekretarët e mosekzistencës!”


Duke ecur mbrapsht

Miqtë, janë vetëm një gëzim dhe qindra brenga
Jetojmë poshtë Nënshtrimit të Kockave të Kalbura
Hapësirës së portës, jeton vëllai i vonuar i Uitmanit.

***
Megjithëse mendoj se ag ka mbi çati, mbetet natë
Këtu, midis plehrave dhe dosës, midis-midis
Pasqyrime krahësh, shikime minjsh, kukuvajkat.

***
Të rriturit janë akoma më të çuditshëm. Savana
Të parehatshme ndër mballosje luleshtrydhesh,
Aristoteli është nervoz midis detit zemërgjerë.

***
Diçka në qumështin e nënës i lebetit njësoj
Si Romakë edhe Helenë. Një gllënjkë qumësht.
Krijoi pushtetin që nduket pas, po në qumësht.

***
Sumerianët shtypin elbin në baltën e lagur
Duke shtruar udhën e qytetërimeve të mëdha
Të bardhat-mure të qytetërimeve aromë-qumështi.

***
Në botën e trazuar, ne ecim të gjithë mbrapsht
Të drejton drejt gropës çdo kurorëzim i patates.
Nata e pabesisë dhe dëshirave të zjarrta rrugëton.

Përktheu: Flurans Ilia



Dashuria e erës

Harxhuam shumë kohë për të mbajtur ca pleq në jetë
Nuk mendoj se duhet të na kritikoni për këtë.
Edhe marinarët e regjur e ruajnë dashurinë e tyre për erën.

Ne dimë kaq pak për dhimbjen e fqinjit.
Ai kurrë s’na tregoi çfarë i ngjau të birit.
Çfarë kuptimi mund të ketë që Jezusi nuk kishte motër?

Ne kurrë s’kemi për të ditur më shumë sesa di një qen.
Nuk ka pikë rëndësie sa të thellë e bën gjumin.
Qeni në gjumë braktis gjithë botën për dyshemenë.

Është shumë normale që familja te mblidhet mbrëmjeve
Dhe të këndoje si marinarët kur ngrihen erërat.
Çatia e shtëpisë do t’i mbijetojë natës.

Unë s’kam qenë ndonjëherë mik i vjetër me erën.
Mos prisni të jem i lumtur për mullarët e kashtës
Të shpërndarë nga stuhia apo të hedhur në hangar.

Mos prisni të flas për flotën spanjolle
Me telashet e saj në bregun e Galway-t.
Edhe marinarët e regjur e ruajnë dashurinë e tyre për erën.
Përktheu: Mirela Petalli Kapaj


Shënim: Robert Bly është i lindur në Minnesota më 1926 nga prindër me origjinë Norvegjeze. Në Harvard u bë pjesë e grupimit të shkrimtarëve dhe poetëve të talentuar përfshi: Donald Hall, Adrienne Rich, Kenneth Koch, John Ashbery, Harold Brodky, George Plimton, John Hawkes. Pasi diplomohet në Harvard më 1954 kaloi dy vjet në universitetin e Iowa në të quajturën “Punishtja e Shkrimtarëve” së bashku me W.D. Snodgras dhe Donald Justice. 1956 fiton një bursë e cila e lejon të udhëtoj në vendin e origjinës me qëllim përkthimin e poetëve norvegjez në anglisht. Shndërrohet në një figurë qendrore në kulturën-poetike-amerikane, duke sjellë për të parën herë në anglisht të përkthyer Pablo Neruda, Cesar Vallejo, Gunnar Ekelof, Georg Tralk, Harry Martinson, në broshurat-periodike-poetike të publikuara nën titujt “vitet pesëdhjetë”, “vitet gjashtëdhjetë”, “vitet shtatëdhjetë” me poetë bashkëkohorë të këtyre dekadave. Njëkohësisht shfaqet si një eseist i shkëlqyer. Jeton të gjithë këtë periudhë në një fermë të vogël në Minnesota me gruan dhe fëmijët. 1966 themelon organizatën “Shkrimtarët Amerikan kundra luftës në Vietnam”. Kur fitoi çmimin “Kombëtar të Librit Amerikan” për vëllimin “Dritë rreth trupit”, të gjitha paratë e fituara i vuri në dispozicion të propagandës kundra luftës. Vetëm gjatë viteve 1970 Robert Bly publikoi 11 libra me përkthime, poezi, ese, tregime, dhe pamflet politik. Vitet 1980 janë vitet e suksesit me daljen e librave të njohur “Duke dashuruar gruan në dy botë”, “Kthimi i burrit me pallton e zezë”, “Një libër i vogël në hijen njerëzore”, ky i fundit u bë bestseller në Amerikë dhe u përkthye duke u shitur gjithandej në botë. Vitet 1990 Robert Bly jep leksione në një pjesë të universiteteve të Evropës perëndimore prej nga ku rivjen në skenën letrare si bashkautor i disa antologjive voluminoze. Koleksionon forma poetike nga kultura të ndryshme rreth e qark planetit, sidomos ato të lindjes së largët. Libra të tjerë janë: “Çfarë kam humbur duke vdekur ?”, “Prozë-poema dhe meditime nën diellin e pamundësive”, “Poemat e mëngjesit”, “Mbretëria e prodhimit – Ribashkimi i burit me gruan”, “Duke ngrënë mjaltin e botës”. Publikon përmbledhjen antologjike prestigjioze “Poezitë më të mira amerikane – 1999“. (Shënimi bibliografik nga përkthyesi)

Related

Letërsi 9079730244368885369

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item