Arsimimi,shtetet më të zgjuara në botë
Kanadaja renditet e para kur bëhet fjalë për shtetet më të zgjuara dhe më të edukuara. Gjysma e popullatës së përbërë nga të rriturit ka n...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/arsimimishtetet-me-te-zgjuara-ne-bote.html
Kanadaja renditet e para kur bëhet fjalë për shtetet më të zgjuara dhe më të edukuara. Gjysma e popullatës së përbërë nga të rriturit ka një diplomë bachelor ose master. Sipas Yahoo, 68 për qind e kanadezëve të moshës 15-vjeçare dhe më lart ka një edukim mbi shkollën e mesme.
Izraeli renditet i dyti në listën e shteteve më të zgjuara dhe më të edukuara. Vite më parë, në Izrael, edukimi ishte një privilegj i pak njerëzve, vetëm 1600 studentë kishin fatin të edukoheshin në universitet.
Japonia është e njohur në të gjithë botën, për arritjet e saj në teknologji dhe shkencë, ndaj nuk është çudi që renditet e treta për sa u përket vendeve më të edukuara. 44 për qind e 127.9 milionë e njerëzve që janë pjesë e popullatës së Japonisë kanë mbaruar studimet e larta. Vendi ka nxjerrë 15 nobelistë në fusha si fizika, kimia dhe mjekësia, si dhe në lidhje me teknologjinë robotike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen si të katërtat në listën e shteteve më inteligjente dhe të edukuara. Në vitin 2009-2010 në të gjithë Amerikën Veriore numëroheshin rreth 4.495 universitete.
Zelanda e Re është shteti i pestë më i zgjuar dhe i edukuar në renditjen botërore. Shkalla e personave që dinë të shkruajnë e të lexojnë mes të rriturve është 99 për qind.
Koreja e Jugut renditet në vendin e gjashtë. Edukimi në këtë shtet është shumë strikt. Punësimi dhe statusi i çdo njeriu varet në mënyrë të pandashme nga niveli i arsimimit dhe arritjet shkencore, gjë që shton shumë konkurrencën mes studentëve. 39 për qind e popullsisë ka një diplomë universiteti.
Norvegjia, Finlanda, Britania e Madhe dhe Australia zënë të gjithë vendin e shtatë për shkallën e zgjuarsisë dhe edukimit. Në të gjitha këto shtete 37 për qind e popullatës ka diplomën e mbarimit me sukses të universitetit.
Estonia dhe Irlanda e ndajnë vendin e tetë mes tyre. Në të dyja këto vende, 36 për qind e popullatës mbart një diplomë universiteti
Luksemburgu dhe Zvicra janë në vendin e nëntë të shteteve më të zgjuara. Edhe pse Luksemburgu ka vetëm një universitet, 35 për qind e popullatës ka diplomë universiteti.
Danimarka renditet në vendin e dhjetë të shteteve më të edukuara. Është shumë i çuditshëm fakti se Danimarka është ndër shtetet e pakta që i paguajnë studentët e tyre për të ndjekur universitetin,transmeton “Klikonline”. P.K