Vodhën dy banane, përfundojnë në gjyq
Tre meshkuj kanë vjedhur dy banane në një dyqan në Nikaragua dhe tash rasti ka shkuar në gjykatë. Siç transmeton AP, vendimi i gjyqtarit që ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/vodhen-dy-banane-perfundojne-ne-gjyq.html
Tre meshkuj kanë vjedhur dy banane në një dyqan në Nikaragua dhe tash rasti ka shkuar në gjykatë.
Siç transmeton AP, vendimi i gjyqtarit që të nisë proces gjyqësor kundër tyre ka shkaktuar befasi te avokatët e atij vendi. Vlera e bananeve është 23 centë, kurse gjyqi do të kushtojë 437 euro.
Tre meshkujt kishin vjedhur dy banane në muajin dhjetor dhe kishin ikur me to, por shumë shpejt janë kapur nga policia.
Dy nga të arrestuarit gjenden në paraburgim në burgun lokal, ndërsa i treti gjendet në paraburgim shtëpiak.
Procesi gjyqësor është caktuar për 23 prill. Avokatët thonë se vendimi i tillë i gjykatës është pashpjegueshëm.
“Është çmenduri të zhvillohet një gjykim që do të kushtojë shumë para për dy banane”, ka thënë njëri nga avokatët. /Telegrafi/