Myasnoy Bor, pylli i frikës, vendi ku bashkëjetojnë dy botë

“Në këtë pyll nuk këndojnë zogjtë, madje duket sikur nuk ka fare, kudo është përhapur dhe mbizotëron heshtja, një vend makabër. Njëherë ndër...


“Në këtë pyll nuk këndojnë zogjtë, madje duket sikur nuk ka fare, kudo është përhapur dhe mbizotëron heshtja, një vend makabër. Njëherë ndërsa ne me grupin po ktheheshim nga gërmimët na dukej sikur po dëgjonim zhurmat e disa shpërthimeve pastaj zhurma të skeletëve”
Myasnoy Bor ndodhet në provincën e Novgorod, në të ashtuquajturën “Vija e Vdekjes” në Rusi. Ai është një pyll i dendur në të cilin gjatë luftës së dytë botërore kanë vdekur qindra e mijëra ushtarë. Numërin më të madh të të vdekurve përbëjnë ushtarët e forcave të armatosura sovjetike por edhe ato gjermane dhe të “Divizionit të Kaltër”spanjoll. Vazhdon edhe në ditët e sotme që në disa vende të humbura të pyllit të gjenden sasi të mëdha të mbetur prej këtyre trupave. Disa skuadra kërkimi janë impenjuar me rigjetjen dhe varrosjen e këtyre trupave. Marina Vasilieva, anëtare e njërës prej këtyre skuadrave , përcjell zërin e Rusisë: “Gjëja e parë që vë re kur ndodhesh këtu është qetësi e jashtëzakonshme. Në këtë pyll nuk këndojnë zogjtë, madje duket sikur nuk ka fare, kudo është përhapur dhe mbizotëron heshtja, një vend makabër. Ndonjëherë degjohen thirrje të ushtarëve të pa varrosur që godet këtë heshtje. Njëherë ndërsa ne me grupin po ktheheshim nga gërmimët na dukej sikur po dëgjonim zhurmat e disa shpërthimeve pastaj zhurma të skeletëve. Nuk u surprizuam pasi skuadra të më parshme na kishin thënë të ishim të gatshëm nëse dëgjonim diçka të tillë, raste të tilla ndodhnin shpesh në Myasnoy Bor”.
Zona e errët
Disa nuk e dëgjojnë, madje as nuk e shikojnë atë që ka ndodhur në pyll përgjatë luftimeve, jo rastësisht Myasnoy Bor është konsideruar në një nga zonat më të errëta në Rusi ku gjenden mirazhe të hershme . Banorët e zonës tregojnë edhe shumë gjëra të tjera rreth ketij vendi, per shembull janë të bindur që në këtë pyll bashkëjetojne qetësisht dy botë paralele. Nuk është e këshillueshme të eksplorosh këtë vend dukë u nisur nga kuriozitete të tilla si : të takoni fantazma të ushtarëve , që në pyll të mund të hyhet vetëm gjatë dritës së diellit dhe vetem në shoqëri të disa personave dhe vetëm pas perëndimit të diellit , përndryshe zhdukesh dhe nuk do të të gjejnë më kurrë. Banorët e kësaj zone janë të bindur se emri i fshatit madje dhe i vetë pyllit që prej fillimit përmbante në vetvete një mallkim dhe jo rastësisht tërhiqte pas vetes luftimet e viteve 1941-1942. Myasnoy Bor është gjithsesi në mënyrë të pashmangshme një zonë gjeopatogjene, ka shumë dëshmi rreth këtij fakti./standard

Related

Mistere 3265544173878614676

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item