TURQI – Media: Edhe Erdogan viktimë e përgjimeve telefonike

 ANKARA, 24 shkurt /ATSH-AFP/ - Mijëra persona janë përgjuar që prej tri vitesh në Turqi, mes së cilëve kryeministri Recep Tayyip Erdogan, k...


 ANKARA, 24 shkurt /ATSH-AFP/ - Mijëra persona janë përgjuar që prej tri vitesh në Turqi, mes së cilëve kryeministri Recep Tayyip Erdogan, kreu i shërbimeve sekrete si dhe mjaft gazetarë, njoftoi sot media.
Sipas dy të përditshmeve ”Yeni Safak” dhe ”Star”, telefonatat e këtyre personaliteteve janë përgjuar me urdhër të policisë ose të prokurorëve të afërt me vëllazërinë e predikuesit mysliman Fethullah Gylen, të cilit Erdogani i ka shpallur luftë duke e akuzuar si iniciator i skandalit politiko-financiar të paprecedentë që uli reputacionin e qeverisë së tij.
Një prokuror i akuzuar nga ana e gazetarëve në lidhje me këtë çështje ka mohuar në mënyrë kategorike se ka urdhëruar përgjigjet.
“Këto akuza janë të pabaza. Asnjë veprim i paligjshëm nuk është urdhëruar”, pohoi Adnan Cimen për gazetën ”Milliyet”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ekzistenca e këtyre përgjimeve u zbulua nga prokurorët e emëruar së fundmi nga qeveria për të marrë drejtimin e hetimeve antikorrupsion mbi origjinën e skandalit, pas një vale spastrimesh në radhët e prokurorëve dhe policëve.
E përditshmja ”Star” regjistroi afërsisht 7 000 persona të përgjuar.

”Mes personaliteteve të vënë në shënjestër figurojnë përveç Erdoganit dhe kreut të shërbimeve sekrete turke (MIT) Hakan Fidan, një nga personat e afërt të tij, edhe disa ministra, shumë këshilltarë, anëtarë të opozitës, biznesmenë, zyrtarë të OJQ-ve dhe gazetarë”, shkruajnë të dy gazetat.

Related

Botë 6333373970686778297

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item