Përcaktimi i vlerave në kohën e sotme, mikokracia
Nga Majlinda Bushja Përcaktimi i vlerave në kohën e sotme, pse jo dhe të djeshme për shumkënd nga ne, nuk lidhet me vlerat reale që mbart se...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/percaktimi-i-vlerave-ne-kohen-e-sotme.html
Nga Majlinda Bushja
Sot përcaktimi i vlerave njerëzore çdo ditë e më shumë po ikën nga e vërteta e vlerësimit për sa kohë interesat drejtojnë gishtin se kush është i vlefshëm për të gjithë, e duke folur në emër të shumicës, pakica e përzgjedhur. Në një situatë të tillë vlerësimi, realisht nuk flasim për vlerat e vërteta, por përzgjedhje dhe vlerësim sipas interesit të atij që i është dhënë e drejta të përzgjedh. Origjina nga zë fill vlerësimi i secilit prej nesh është shpjeguesi i qartë pse vazhdimësia jonë ka qenë e tillë, e në rrugën tonë është vendosur tjetërkush. Gjithçka flet për një ecje të kontrolluar për secilin nga ne dhe vërteta e vlerësimit ndodhet në duart drejtuese që japin drejtimin kah interesave të caktuara duke tjetërsuar të vërtetën. Kështu vlerat njerëzore nuk i japin çdokujt vendin që meriton, por lejojnë gjithhkënd që se meriton, të gëzojë meritat e dikujt tjetër që e meriton vlerësimin.
Shoqëria e sotme ka tendencën të shfaqet e pastër pavarsisht kalbëzimimit të brendshëm të saj që ka ardhur si pasojë e vendosjes së shumëkënd prej nesh jo sipas vlefshmërisë së tij në vendin që i takon, por sipas interesave të caktuara që nuk përcjellin vlera reale por fytyrën e vërtetë të përzgjedhësve që e kanë mundësinë të marrin vendime. Në kohën e sotme nuk është e vlefshme ajo që është realisht e vlefshme, por ajo që shumëkënd prej nesh e quan të vlefshme sipas këndvështrimit dhe interesave të tij personale. Kaq mjafton që peshoret përgjegjëse të vlerësojnë ndryshe vlerën e së njëjtës gjë, apo për një qellim të përbashkët ta zhvlerësojnë vlerën reale sipas interesit të gjykimit. Me këto fije gjykimi në mënyrë të vazhdueshme është endur rrjeta e vlerave të gjithsecilit prej nesh, ku për këtë shkak shumëkush prej nesh nuk ka zënë vendin që i takon në shoqëri, por një pjesë e shoqërisë vendimmarrëse është nisur nga interesa të caktuara për t’i dhënë vendin gjithsecilit.
E gjithë kjo mënyrë e përmbysur vlerësimi për shumëkënd prej nesh e ka çuar shoqërinë në atë pikë ku shoqëria të ankohet në mënyrë të vazhdueshme për drejtuesit e saj dhe drejtuesit e saj të ankohen për paraardhësit e tyre. Loja e pinpongut politik veçandërisht në demokraci nuk e ka përmirësuar imazhin e saj, por ka bërë të kundërtën sa më shumë koha kalon. Ky është shkaku që shoqëria në momente të caktuara të egzistencës së saj ka shfaqur shenja pendimi, por ajo e ka patur të pamundur të korrigjojë vetveten nga e para, megjithëse ka përherë shanse ta bëj atë në vazhdimësi kur do. Pranimi ka qenë gjithmonë çështje gustosh, ndaj dakortësia nuk ka qenë asnjëherë absolute. Secili merr pozicionin e shenjtorit sa herë që gjykohet, e gjykimi supozohet një buzëqeshje e radhës për çdokënd që ka vendosur në mënyrë absolute pushtetin e tij. Ky është rasti që verbëria e arsyes është vendosur në shoqëri, sepse sytë e mendjes të një pjese të rëndësishme, përcaktuese të saj kanë parë në thellësi vlerën e interesave personale, duke tjetërsuar të vërtetën në shoqëri. E në të tillë situatë vlefshmëria nuk ka zënë vendin që i takon por, ka kompleksuar situatën duke bërë që i paafti të na tërheq prej hunde. Ajo që shohim, është ajo që nuk duam të shohim sot, por e pranojmë përsa kohë jemi ne ata që kemi vendosur më parë për vlerën dhe vendin e drejtuesëve në shoqëri.
Në të gjitha zigzaket individuale individi i sotëm përpiqet të mos pranojë egzistencën e tij në atë formë, që ajo nuk përputhet me vlerat e tij reale. E tërë lufta e jashtme për drejtësi përcillet si luftë e brendshme me vetveten ku çdo kthim pas e tjetërson njerinë në rrugën e tij, duke tjetërsuar njëkohësisht vlerësimin e vërtetë dhe në sytë e të tjerëve. I huaj përballë të tjerëve, me gjuhë komunikimi ndryshe, nuk pranohesh prej tyre, përsa kohë vlera për ata cilësohen interesat dhe interes për ty përbëjnë vlerat. Kjo gjendje bën që çdokush i vlefshëm prej nesh si individ të nis një proces reflektimi duke i dhënë rëndësi analizës së vlerësimit për gjithkënd nga ne dhe kjo jo për të parë të tjerët, por për të parë vetveten në raport me të tjerët. Unë dhe tjetri, unë dhe të tjerët, të tjerët dhe unë në garën e jetës me albitër formal.
E gjithë tabloja e kësaj analize jep të qartë kompleksitetin e situatës së sotme ku përcaktimi i vlerave është i lidhur ngushtë me mikokracinë, që rreshton vlera interesi përballë vlerave reale të cilat përthyen e copëzohen për shkak të fuqisë së madhe që ka marrë e para. E kur shoqëria funksionon në këtë mënyrë, pakkush ka të drejtë të gjykojë e të ankohet për fallsitetin e funksionimit. Kur ne jemi pajtuar me këtë gjendje, ne kemi pranuar funksionimin e saj në mënyrë të tillë dhe nëse kemi kundështuar kjo tregon se ne i kemi përkitur pakicës së ndershme të shoqërisë, apo pjesës së pafuqishme të saj që do apo nuk do është e detyruar t’i bindet shumicës. I vetëm, i ndryshëm, mes disa të njëjtëve, pranohesh por me sensin kundërshtar i humbur. Gjithë mekanizmi funksionon sipas fuqisë së pushtetit që dikton vlera për pjesën e hirerarkisë dhe pjesën që ndodhet poshtë tij, në shërbim e në interes të tij.
Pushteti është paraja, por paraja nuk lidhet gjithmonë me njerinë e mirë, e njeriu i mirë nuk lidhet gjithmonë me pushtetin. Varet në dorën e cilit kemi rënë, por koha ka treguar se kohëzgjatja e pushtetit përherë ka qenë e lidhur me diktatorët e mendimit dhe veprimit, sipas të cilëve vlera përbëjnë, ata, që përbëjnë garanci për pushtetin e tyre. Sa herë situata nis e turbullt nga maja duke shkuar për poshtë ajo trazohet edhe më shumë sepse e drejta na është dhënë si shembull nga sipër. Modeli që sjell pushteti është modeli që pritet të imitohet sepse ai pretendohet të jetë perfekti, por që realiteti nuk na takon me këtë fakt. Megjithatë ai sjell nëpërmjet lëvizjeve të përditshme të egzistencës së vet mënyrën e vlerësimit për secilin nga ne që lidhet drejtpërdrejt me interesat e tij dhe jo vlerësimin në bazë të vlerave të vërteta.
Pasqyra e së vërtetës mbi atë që sot e përcaktojmë si vlerë na përcillet përmes përditshmërisë sonë, e cila flet me gjuhën e rëndë të hipokrizisë, por që shoqëria përpiqet të mos e pranojë, apo të jap një miratim në heshtje. Të paaftit mbulojnë fytyrën e vërtetë me duart e drejtuesëve, e drejtuesit qendrojnë në këmb nga duart e tyre. Marrëdhënia e ndërsjelltë i jep secilës palë frymarrjen e duhur, e egzistenca për një kohë të gjatë në këtë formë ju jep fuqinë e nevojshme që secila palë kërkon. Të tjerët aneksohen dhe merren në konsideratë vetëm atëherë kur duhen e pastaj aneksohen prapë nëse përpiqen të jenë ndryshe, sepse nuk përbëjnë garanci për pushtetin e drejtuesëve.
Në të vërtetë në demokraci pretendohet që secili të zërë vendin që i takon në shoqëri duke i dhënë përparësi vlerave. Ky është rregulli, por qendrimi për zbatueshmërinë e rregullit është një tjetër gjë, zakonisht “ligji në dorë të Maliqit” ekplison realitetin, por jo pa çmim, pasi të vërtetën midis asaj që ndodh dhe asaj që duket e gjen tek zërat kritikues. Për këtë arsye zërat kritikues në të tilla raste censurohen, e kundërta e shërbimit është përjashtimi, dhe përjashtimi sjell mungesën e së vërtetës për ata që nuk i jepet mundësia të jenë dëshmimtar të së vërtetës në shumë raste, njerëzit e thjeshtë. Situata ndërlikohet, pasi, kritikuesit nëpërmjet zërit të tyre ecin përmes një rruge të ngushtë aq sa në fund i duhet të përplasen me rrezikun që vjen nga pushteti që është ndërshkimi, për këtë arsye këta zëra u përkasin guximtarëve të mendimit. Kritikët përbëjnë rrezik për drejtuesit, por duke luajtur dhe vet me rrezikun që ju vjen prej tyre. Ndaj për këta persona është gjendur një mënyrë e butë “peshkimi” që e vërteta të shkoj në kahun e drejtuesëve, nënshtrimi i tyre duke i kaluar këta zëra kritikë si zë të kauzës së tyre. Në të tilla rrethana përcaktimi i vlerave mbetet tërësisht në duart e drejtuesëve të cilët e përshkruajnë realitetin me ngjyrat që ju shkojnë përshtat, e që ju duhet duke devijuar vlerat e vërteta njerëzore. Kështu i duhuri është ai që vlen për drejtuesit, sepse interesat përputhen pikërisht me këtë fakt, pasi ai që vlen nuk është gjithmonë i duhuri sepse bën zgjimin e masës përballë të vërtetës që është gjithmonë e rrezikshme për të parët.