BE-ja fton Rusinë të jetën konstruktive karshi Ukrainës

Ukrainë - Aktivistët pro-evropian përleshen me aktivistët pro-rus para parlamentit krahinor të Krimeas, në Simferopol, 26 shkurt, 2014 Rusia...

Ukrainë - Aktivistët pro-evropian përleshen me aktivistët pro-rus para parlamentit krahinor të Krimeas, në Simferopol, 26 shkurt, 2014

Rusia duhet të luaj një rol “konstruktiv” dhe të rreshtohet pas përpjekjeve ndërkombëtare që Ukraina të kthehet në këmbët e veta, ka thënë të martën një zyrtar i lartë evropiane. “Ukraina ka nevojë për Rusinë, dhe Rusia ka nevojë për Ukrainën”, ka thënë komisioneri evropian për zgjerim dhe politikat e fqinjësisë së mirë Stefan Fuele. Ai u drejtua sot deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, ku tha se Rusia nuk do të përfitojë nëse Ukraina copëtohet. “Rusia vetëm sa përfiton nga suksesi i Ukrainës, ndërsa rrezikon të humb shumë nëse Ukraina bie”, ka nënvizuar Fuele. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen po ashtu ka komentuar sot për rolin e Rusisë në krizën e Ukrainës. Gjatë takimit që zhvilluan ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-së, ministrja gjermane tha se “pa Rusinë, nuk mund të ketë zgjidhje në Ukrainë”./rel

Related

Botë 7106662072147605145

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item