Si të mos prekemi nga virusi i gripit të derrave
Tashmë gripi i derrave është rikthyer në Shqipëri. Dhe të gjithëve na intereson të dimë se si shfaqet ai, e mbi të gjitha si mund të mbrohem...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/si-te-mos-prekemi-nga-virusi-i-gripit.html
Tashmë gripi i derrave është rikthyer në Shqipëri. Dhe të gjithëve na intereson të dimë se si shfaqet ai, e mbi të gjitha si mund të mbrohemi. Mesa duket virusi i gripit të derrit përhapet si një virus normal që shkakton gripin. Njerëzit mund të infektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga personat e infektuar, apo nga prekja e sendeve që personat e infektuar kanë prekur më herët dhe më pas duke prekur sytë, gojën apo hundën. Prandaj të gjithë duhet të tregojmë shumë kujdes dhe të ndjekin këshillat e mjekëve. Por cila është sëmundja e njohur si gripi i derrit. Në këtë speciale “Tirana Observer” sjell përgjigjet për pyetjet që bëhen më shpesh: Çfarë është gripi i derrit? A i ngjitet njeriut? Si i ngjitet gripi njeriut? A infektohen nga gripi njerëzit që hanë mish derri? Në cilat vende është shfaqur epidemia e gripit të derrit? A ka vaksinë kundër gripit të derrit për njerëzit? Gripi i derrit, njihet si sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që shkaktohet nga virusi i gripit të tipit A/H1N1 që normalisht rastiset tek derrat dhe kjo sëmundje mund të përhapet me shpejtësi. Gripi i derrit, është sëmundje në rrugët akute të frymëmarrjes që ngjitet nga kontaktet e dendur me derrat. Ndërkohë specialistët rekomandojnë një sërë këshillash. Mbajeni të sëmurin veç nga të tjerët. Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kontakti me të sëmurin. Mbuloni gojën dhe hundën me shami apo maskë kur kujdeseni për të sëmurin. Ajroseni ambientin ku qëndron i sëmuri. Mbuloni gojën dhe hundën me shami apo maskë kur kolliteni apo teshtini. Si duhet të veproni për të mos u prekur nga gripi i derrave. Këto e shumë të tjera, rekomandime e këshilla të mjekëve dhe specialistëve OBSH, për të parandaluar përhapjen e gripit të derrit. Në suplementin e fundjavës do të gjeni gjithçka për të qenë të shëndetshëm në ditët e epidemisë.
Historia e epidemive të gripit në histori
Përgjatë tre shekujve më të fundit, bota është ballafaquar me një virus të ri gripi epidemik, çdo 30 ose 40 vjet. Para se të zbulohej vaksina e duhur, miliona njerëz kanë gjetur vdekjen kur janë prekur nga këto viruse fillimisht të panjohura. Në vitin 1918, një epidemi e shfaqur nga Spanja dhe më pas e përhapur në vende të ndryshme shkaktoi vdekjen e rreth 50 milionë njerëzve, më tepër sesa kishin vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore. Vaksina kundër këtij virusi u zhvillua në SHBA në vitin 1944, por vazhdimisht gripi bëhej rezistent pasi virusi pësonte mutacione, dhe trupi i njeriut nuk mund të krijonte imunitet ndaj tij, kështu që shkencëtarët duhet të ishin vazhdimisht në kërkim të një vaksine të re. Një vështrim i përgjithshëm të rasteve të epidemive gripale që nga rastet më të hershme e deri në shekullin e 21-të, dhe vaksinat e prodhuara për t’i luftuar ato paraqiten në një material nga “Newsweek”.
1
Hipokriti (460-370 para Krishtit), fizikani i njohur grek, gjithmonë i referuar si “babai i mjekësisë”, në shkrimet e tij herë pas here përshkruante simptomat e gripit, por deri më atëherë nuk ishte shfaqur ndonjë epidemi gripi. Rasti i parë i dokumentuar njihet në vitin 1580 gjatë mbretërimit të King Philip II në Spanjë. Shkencëtarët besojnë se ushtria e mbretit Philip II ishte shumë e përgjegjshme për përhapjen e virusit të gripit në pjesën tjetër të Evropës.
2
Në vitin 1700, bota u përfshi nga një tjetër virus epidemik gripi, si një nga epidemitë më të vështira. Edhe pse doktorët përpiqeshin të bënin të pamundurën për të shpëtuar pacientët e tyre, pasi pjesa më e madhe e tyre ishin të shtruar në spitalet e ndërtuara në shekullin e 18-të, ata nuk arrin të kuptonin avancimin e gripit. Për disa kohë u mendua se ky virus përhapej edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, çka mund të justifikonte vështirësinë që ky lloj gripi të kurohej me medikamentet e deriatëhershme.
3
Përhapja e viruseve vazhdoi edhe përgjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të qyteteve dhe lëvizjeve të popullatës brenda një shteti apo edhe nga një vend në tjetrin. Një epidemi e shpërthyer në vitin 1837, ishte kaq e rëndë saqë preku në tërësi foshnjat dhe moshat e thyera, dhe si pasojë lindjet në Berlin shënuan rënie, dhe të gjitha bizneset publike në Barcelonë u bllokuan. Për të përballuar situatën u ndërtuan spitale me tenda në vitin 1890, sidomos gjatë epidemisë gripale në Rusi, e cila u mëndua se erdhi nga Kina Jugperëndimore në Evrope dhe më pas nga Rusia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
4
Në vitin 1918 pjesa më e madhe e botës u prek nga një epidemi e madhe gripale, e cila njihet se epidemia më shkatërruese gripale në historinë e njerëzimit. Në të gjithë botën e vu në rrezik jeta e 50 milionë njerëzve, nga ku 8 milionë prej tyre vetëm në Spanjë, një shifër kjo që bëri që kësaj epidemie t’i referoheshin si gripi “spanjoll”. Sa për krahasim, 19 milionë njerëz vdiqën gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore. I njohur në këtë periudhë u bë spitali pranë Fort Riley, në Kanada, ku virusi u vëzhgua për herë të parë.
5
Policia e Seattle, në SHBA, u pajis me maska mbrojtëse në fytyrë, përgjatë gjithë epidemisë gripale të vitit 1918.
6
Pavarësisht nga këto shkatërrime, gripi “spanjoll” u shkatërrua duke lënë pas sigurisht kujtime të dhimbshme dhe vështirësi ekonomike, mbase edhe pse erdhi fill pas Luftës së Parë Botërore. Si çdo gjë që lë gjurmë në historinë e njerëzimit, edhe kjo situatë u përfshi në krijimet letrare të asaj kohë, di dhe të kartonët e animuara, siç ishin vizatimet e Charles Dana Gibson.
7
Më kalimin e kohës, shkencëtarët mësuan shumë më tepër rreth viruseve gripale, mënyrës së përhapjes dhe luftimin e tyre. Kështu u kryen zbulime të ndryshme sesi këto viruse të izoloheshin dhe të kultivoheshin në laboratorë, për të prodhuar më pas vaksinat. Por disa porcione të realizuara nuk ishin ende efektive për të luftuar viruset e gripit. Në vitin 1941 një shkollë infermieresh në Buckinghamshire, Angli, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u larguan në mënyrë që të shmangnin përhapjen e viruseve gripale.
8
Shkencëtarët përdoren një teknikë me anë të së cilës zhvillonin viruse aziatike si viruse gripi të vezët e pulës. Më vonë, ky virus i dobësuar do të injektohej te njerëzit si vaksinë. Në vitin 2004, revista “Shkenca” publikoi një artikull ku tregonte se ky kërkim do të bazohej edhe në krahasimin e viruseve të dy epidemive më të njohura asaj spanjolle, ku virusi ishte marrë nga mushkëritë, e një gruaje që vdiq si pasojë e tij, dhe mostrave të virusit të marrë ushtarët amerikanë gjatë Luftës së Parë Botërore, që vdiqën gjatë epidemisë. Pasi u analizuan këto gjene virale, u gjykua mënyra sesi sëmundja arrinte të përhapej aq shpejt dhe në mënyrë shkatërruese, dhe përdorën virusin e dobësuar për të prodhuar vaksina të reja.
9
Vitin 1957 njihet si mësymja e epidemisë gripale aziatike. Gjatë përhapjes së këtij virusi, shkencëtarët e quajtën atë si lehtësisht të identifikueshëm, zyrtarët në fushën e shëndetësisë ishin në gjendje të përgjigjeshin shpejt dhe të prodhonin sasinë e nevojshme të vaksinave të dobishme. Por përsëri, shifra globale e personave që gjetën vdekjen nga ky virus shënoi 2 milionë. Në Danimarkë, pacientët e prekur nga epidemia u vendosën përkohësisht në palestra të modifikuara si spitale për arsye të situatës emergjente.
10
Kur shkenca krijoi mundësinë e vaksinimit, e gjithë bota duhej t’i nënshtrohej asaj për të mos krijuar rrezik për ndonjë epidemi tjetër. Kështu në vitin 1963 balerinat e teatrit Windmill në Londër, u publikuan gjatë vaksinimit si reklamim për vaksinimin e popullatës.
11
Në vitin 1969, gripi që përfshiu Hong Kongun, u regjistrua si rekordi më i fundit i epidemive gripale, që vrau rreth 34 mijë persona. Londra për të zotëruar situatën, trajnoi infermiere vullnetare për të rritur numrin e personave që do të kujdeseshin për të sëmurët nga virusi i gripit. Pothuajse të gjithë zyrtarët dhe punonjësit përdornin maska mbrojtëse për të shmangur viruset që qarkullonin.
12
Gripi i derrit i përhapur nga ushtarët e Fort Dix, në New York, në vitin 1976, shkaktoi një të vdekur. Zyrtarët e shëndetësisë u alarmuan nga kjo pasi mund të shoqërohej nga raste të tjera, sepse u duk si një rishfaqje e gripit spanjoll. Por virusi qarkulloi tek derrat Amerikanë, dhe u mund të zhvillohej një vaksinë e re ku një e katërta e popullsisë amerikane iu nënshtrua. Rreth 25 persona gjetën vdekjen si pasojë e komplikacioneve nga vaksina, por ishte një personi që vdiq nga virusi i gripit të derrit.
13
Një tjetër kapitull të epidemive gripale përbën përhapja e virusit H5N1 të njohur si gripi i shpendëve. Ky virus fillimisht u cilësua i tillë pasi rrallë herë mund të prekte njerëzit. Por në vitin 1997 u shënua rekordi i thyerjes së këtij mendimi kur gripi i shpendëve vrau 19 njerëz, një pjesë e të cilëve ishin në kontakt direkt me shpendët e infektuara.
14
Në vitin 2003, virusi i gripit të shpendëve u identifikua në fermat e Koresë së Jugut. Qeveria e vendit e mori në mënyrë aspak serioze shfarosjen e miliona zogjve, pulave dhe rosave si pasojë e përhapjes së virusit në të gjithë vendin. Ushtarët e vendit dhe personeli i veterinerëve groposën më miliona shpendë të ngordhur për të shfarosur virusin.
15
Rreth 400 raste të infeksioneve të gripit të shpendëve u raportuan në vitin 2003. Vietnami ishte fillimisht vendi ku u regjistruan rastet më të larta. Secila nga 64 provincat raportoi rastet e shfaqura gjatë vitit 2004, dhe miliona shpendë të ngordhura si pasojë e virusit. Përgjithësisht në vendet aziatike, gripi i shpendëve ishte po aq i frikshëm sa HIV/AIDS, dhe shumë njerëz refuzojnë mishin e shpendëve apo kontaktin me to.
****
Gripi i derrit, si të mbrohemi
Ashtu si njerëzit, edhe derrat mund të sëmuren me virusin e gripit (ose “swine flu”-ang), por këto viruse nuk janë të njëjtë me viruset humane(që prekin njerëzit). Viruset që shkaktojnë gripin e derrit zakonisht nuk infektojnë njerëzit, por vetëm në raste të rralla ato prekin njerëzit që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me derrat . Por shpërthimi i tanishëm i kësaj epidemie është i ndryshëm sepse shkaktohet nga një virus i cili përhapet nga njeriu tek njeriu – dhe po prek njerëz të cilët s’kanë pasur asnjë kontakt me derrat.
Cilat janë simptomat
Simptomat e gripit të derrit janë të ngjashme me ato të një gripi të rregullt dhe përfshijnë temperaturë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje. Disa njerëz kanë raportuar diarre dhe të vjella. Këto simptoma shkaktohen edhe nga shumë sëmundje të tjera prandaj nuk mund ta dimë me siguri nëse jemi të infektuar me këtë virus . Duhet bërë një test laboratorik për të konfirmuar nëse keni gripin e derrave apo ndonjë sëmundje tjetër.
Kur duhet të vizitohem
Këtë vlerësim do t’ju duhet ta bëni nëse mendoni që keni grip. Por nëse shfaqni simptomat e gripit, dhe ndërkohë keni qenë në një zonë me rrezik të lartë si Meksika, atëherë zyrtarët e “Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve”(CDC –ang), ju rekomandojmë që të bëni një vizitë mjekësore. Por mjeku nuk mund të jetë aftë i aftë të përcaktojë nëse keni apo jo gripin e derrave, por mjeku mund të marrë një mostër dhe ta nisi atë në laborator për analiza të mëtejshme.
Si përhapet ky virus
Mesa duket virusi i gripit të derrit përhapet po ashtu si një virus normal që shkakton gripin. Njerëzit mund të infektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga personat e infektuar, apo nga prekja e sendeve që personat e infektuar kanë prekur më herët dhe më pas duke prekur sytë, gojën apo hundën. Prandaj është zakon që të lahen duart edhe pse nuk jeni sëmurë. Sipas “Qendrës të Kontrollit të Sëmundjeve” (CDC-ang) viruset fillojnë të përhapen që një ditë para shfaqjes së simptomave dhe deri në një javë pas sëmurjes.
A mund të mjekohet
Virusi gripit të derrit është i ndjeshëm ndaj antiviralëve Tamiflu dhe Relenza. CDC rekomandon këto mjekime për të parandaluar apo trajtuar gripin e derrave. Këto ilaçe japin efekt më të mirë kur merren brenda 48 orëve që nga shfaqja e simptomave të sëmundjes.
Sa i rëndë mund të jetë ky grip
Shkalla e ashpërsisë së rasteve të shfaqura, me prekje nga ky virus varion shumë. Në Meksikë ka pasur raste të rënda dhe vdekjeprurëse. Rastet e para të shfaqura në Amerikë kanë qenë të lehta. Por kjo gjë mund të ndryshojë. Vetë virusi mund të pësojë ndryshime, duke u bërë më shumë ose më pak i rrezikshëm se më parë. Shkencëtarët po vëzhgojnë me vëmendje rrugën të cilën po ndjek ky virus. Por ekspertët e mjekësisë thonë se është thuajse e pamundur që të parashikohet si dhe tek ndryshon një virus i gripit.
Si ta parandalojmë
Çdo ditë në media e broshura të ndryshme jepen këshilla e rekomandime për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit të derrave A/H1N1. Qendra për Kontroll të sëmundjeve rekomandon disa veprime të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë:
1. Të lani duart rregullisht me sapun dhe ujë,veçanërisht nëse teshtini apo kolliteni. Ose mund të përdorni një facoletë me alkool.
2. Shmangni kontaktet me njerëzit e sëmurë
3. Mos prekni gojën, hundën apo sytë.
Këshilla për t’u mbrojtur nga gripi i derrave
- Shmangni kontaktin me persona të infektuar nga virusi i gripit të derrit.
- Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në shkollë, punë ose veprimtari publike, kur personi ka shenja të gripit.
- Gjatë kollitjes ose teshtitjes, gjithmonë duhet vendosur dora përpara gojës e hundës për parandalimin e përhapjes së mikrobit tek të tjerët.
- Larja e duarve ka shumë rëndësi, ashtu si edhe mos prekja e syve, gojës e hundës ose larja menjëherë e duarve.
- Edhe dieta e shëndetshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshëm, ushtrimet fizike dhe marrja e lëngjeve.
- Ekspertët thonë se shmangja e kontakteve të panevojshme me derrat ka rëndësi, por ngrënia e mishit të derrit nuk përbën problem.
- Gjëja më e mirë është higjiena personale. Kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe mund të jetë mjeti më efektiv që mund t’ju mbrojë ju dhe të tjerët nga infeksioni.
- Kur kolliteni apo teshtini kujtoni rregullat e higjienës.
- Përdorni shami të pastra për të mbuluar hundën dhe gojën dhe hidhini ato poshtë pas një përdorimi.
- Lani shpesh duart me ujë dhe sapun.
- Nga të dhënat shkencore është treguar se maskat e thjeshta nuk i mbrojnë njerëzit nga mundësia e infektimit.
- Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe ndalimin e përhapjes së virusit është përdorimi i shamisë dhe larja e duarve.
Çfarë mund të bëni për mbrojtur veten tuaj?
Nuk mund të siguroni një mbrojtje të plotë me një veprim të vetëm, por duke marrë disa masa mund të reduktoni probabilitetin e infektimit nga gripi i derrit (ose nga shumë infeksione të tjera).
1. Lajini shpesh duart.
Gjëja më e mirë që mund të bëni, në veçanti në rastet kur do të dilni jashtë dhe do të keni kontakte e ndërveprim me njerëz të tjerë, është të lani për 20 sekonda duart me ujë dhe sapun. Mendohet që 80% e infeksioneve merren përmes rrugës së shtrëngimit të duave apo prekjes me dorë. Nëse nuk keni mundësi që ti lani rregullisht duart provoni kartopecetat e lagura që përmbajnë 60% alkool.2. Shmanguni kontakteve të panevojshme me njerëz. Qëndroni larg nga turmat e njerëzve. Nëse mendoni që jeni të sëmurë apo jeni të infektuar nga virusi largohuni nga njerëzit. Këto që themi mund të mos jenë shumë të përshtatshme për ata që janë të detyruar të shkojnë në punë, por specialistët e shikojnë të vlefshme përsëritjen e këshillës. Izolimi ose largimi nga njerëzit ul probabilitetin e marrjes së infeksionit ose ngjitjen e infeksionit personave të tjerë. Kur jeni të detyruar të shkoni në një vend me shumë njerëz, mundohuni që të qëndroni sa më pak që të jetë e mundur dhe të qëndroni disa metra larg nga njerëzit që mund të jenë të infektuar. Vendosja e maskës mbrojtëse të frymëmarrjes mund t’ju mbrojë juve në disa raste, por nuk mund t’ju sigurojë një mbrojtje të plotë nga viruset.
3. Të jini vigjilentë. Simptomat e gripit të derrit ngjasojnë me ato të gripit të zakonshëm si: temperaturë, dhimbje të muskujve, dhimbje të grykëve, kollitje, rrjedhje të hundëve, vjellje, heqje barku dhe neveri. Nëse nuk ndjeheni mirë shkoni në një institucion shëndetësor. Duhet të dini një gjë që, ky grip i derrit mund të kurohet. 2 nga 4 nga ilaçet antivirale që përdoren për të luftuar gripin: Symmetrel dhe Flumadine tregojnë rezistencë ndaj virusit. Vetëm se antiviralet e reja Tamiflu dhe Relenza duket sikur do të jenë të dobishme.
Gripi dhe vaksina për ta luftuar
Kjo u rekomandohet të gjithëve, por në veçanti fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurët kronikë, pasi kanë sistem imunitar mjaft të dobët. Pavarësisht se ekziston mendimi se vaksinat mund të përmbajnë antikorpe të viruseve që kanë qenë më parë në qarkullim, mjekët rekomandojnë kryerjen e saj. Vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen komplikacionet. Por kur duhet bërë vaksina, çfarë efektesh ka dhe kur nuk rekomandohet kryerja e saj. Vaksinimet ndahen në dy kategori: të detyrueshme dhe të rekomanduara. Vaksina kundër gripit hyn në grupin e atyre të rekomandueshme. Gripi është një sëmundje që shkaktohet nga një virus, që në përgjithësi është i ndryshëm nga viti në vit dhe vaksinat janë të ndryshme. Megjithatë duhet kuptuar se vaksina arrin të mbrojë nga ndërlikimet që mund të shfaqen dhe të përballohet më lehtë gripi.
Efektet e vaksinës dhe ndërlikimet
Vaksina nuk shkakton ndërlikime te njerëzit e shëndoshë, përkundrazi vaksinimi mund të rekomandohet për personat që kanë sëmundje të rënda të zemrës, astmë kronike, sëmundje pulmonare, fibroza cistike, sëmundje reumatizmale. Rreziku më i madh për t’u sëmurur nga gripi janë muajt tetor-mars, muajt e ftohtë të vitit.
Vaksina është e përbërë nga 3 lloj virusesh. Mbrojtja nga gripi shfaqet 2-3 javë pas injektimit të saj. Mbrojtja fillon në fund të dhjetëditëshit të parë dhe e arrin maksimumin në fundin e muajit të parë e në vazhdim. Mjekësia ende nuk ka mjete efikase për të luftuar pjesën më të madhe të viruseve përveç vaksinave. Pa vaksinë, organizmi duhet të pësojë një sëmundje për të mundur të krijojë antikorpet e nevojshme specifike, që do ta mbronin atë nga një infeksioni i tillë në të ardhmen. Veçse duhet kuptuar se vaksina nuk e parandalon gripin. Në qoftë se sëmundja ka filluar para bërjes së vaksinës, ose në qoftë se gripi është shkaktuar nga ndonjë virus tjetër. Veçse nëse vaksinohen të gjithë: fëmijët dhe të rriturit, ne pengojmë qarkullimin e sëmundjes dhe mbrojmë ata persona, që për arsye të ndryshme nuk janë vaksinuar.
Kush duhet të kryejë vaksinën
Fëmijët dhe personat e riskuar e kanë shumë të nevojshme marrjen e vaksinës. Veçse para injektimit të vaksinës është e rëndësishme që të bisedohet me mjekun ose farmacistin, për t’u informuar në detaje. Por, ka persona, fëmijë ose të rritur që nuk duhet ta bëjnë këtë vaksinë. Ky është rasti i personave që janë alergjikë, ose shumë të ndjeshëm nga substanca aktive, ose nga përbërësit e saj, si veza e pulës, proteinat e saj, neomicina, farmaldehyde ose actaxinol. Gjithashtu nuk rekomandohet te personat me temperaturë të lartë ose infeksione akute, fëmijët me mangësi të rëndë të aparatit imunitar (si pasojë e një sëmundjeje, ose ata që marrin mjekim që ulin fuqitë e tyre mbrojtëse). Po ashtu te fëmijët dhe të rriturit që marrin mjekime të zgjatura me kortizonikë. Në qoftë se doza e parë jep reaksion, nuk duhet të merret asnjëherë dozë tjetër. Duhet të lajmërohet doktori në qoftë se pacienti merr cito statik, (antitumoral) ose bën radioterapi. Po ashtu gratë shtatzëna ose nënat me fëmijë në gji, duhet të konsultohen patjetër me mjekun e familjes, përpara se të vaksinohen.
Përse duhet të vaksinohemi?
Vaksina është një preparat i aftë të nxisë prodhimin e mbrojtjes së organizmit ndaj baktereve apo viruseve përgjegjës për shkaktimin e një sëmundjeje. Kur vaksinohemi, në organizëm “ndizet” një mekanizëm i mbrojtjes specifike. Kur virusi sulmon organizmin, menjëherë sistemi imunitar fillon punë për të kundërshtuar aksionin e tyre, mëson dhe njeh agjentin kërcënues, ose siç quhen ndryshe ushtarët mbrojtës të organizmit.