Muzika të shëron, zhurma të sëmur

Efektet negative të zhurmës ndikojnë shumë mbi presionin e gjakut Studimet mbi efektet e tingujve në sistemin e qarkullimit të gjakut ko...

Efektet negative të zhurmës ndikojnë shumë mbi presionin e gjakut



Studimet mbi efektet e tingujve në sistemin e qarkullimit të gjakut konfirmojnë vetitë terapeutike nëse dëgjojmë çdo ditë muzikë




Nëse dëshironi të ndiheni në formë çdo ditë, dëgjoni 12 minuta muzikë. Kjo është terapia që u këshillon profesor Predrag Mitrovic nga Universiteti i Beogradit pacientëve të sëmurë nga zemra. Një studim i gjatë, i filluar që në vitin 1990, ka konfirmuar efektet mirëbërëse mbi sistemin e qarkullimit të gjakut. Pas 19 vitesh studime, rezultatet janë paraqitur në kongresin e përvitshëm të Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë. 370 pacientët e sëmurë me zemër, që gjatë viteve të fundit kanë dëgjuar të paktën 12 minuta muzikë në ditë, janë më pak të sëmurë nga hipertensioni, numri i rrahjeve të zemrës është ulur dhe sëmundja nuk u është përsëritur më, në krahasim me 370 pacientët e tjerë që nuk iu nënshtruan terapisë për të dëgjuar muzikë në darkë.



Efekte mbi tensionin



Ideja e muzikës si kurë, profesor Mitrovic-it i erdhi në vitin 1985, kur gjatë shërbimit në repartin e onkologjisë pediatrike i bëri një operacion të vështirë një vajze, e cila gjatë kohës së ndërhyrjes dëgjonte muzikë dhe ndryshe nga të gjithë bashkëmoshatarët e saj, nuk dha asnjë shenjë dhimbjeje. Që atëherë, Mitrovic, edhe duke u ballafaquar me studime analoge mbi vetitë terapeutike të muzikës, iu dedikua totalisht për të parë ndikimin që kishte mbi presionin e gjakut. Sipas përshkrimeve të profesorit, muzika që duhet dëgjuar, duhet të jetë klasike, por disa pacientë kanë treguar se e kanë zëvendësuar atë me muzikë pop. Profesor Mitrovic ka thënë se shijet janë subjektive dhe se më e rëndësishmja është që muzika të perceptohet si pushim. Por ndryshe nga ky pohim, Mitrovic është shprehur për revistën e specializuar "Heart Wire", se jo të gjitha rrymat e muzikës mund të kenë veti terapeutike mbi shëndetin e njeriut.



Kurimi



Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Në ç‘mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Lidhja racionale mendim-muzikë nuk ekziston vetëm te fëmijët. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve, muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale. Në popullsinë e lashtë, këngët shpesh herë shoqëroheshin me vallëzime, ishin "vegla" pothuajse hipnotizuese kolektive, që krijonin një sugjerim të tillë, të nxitur nga dhuna e gjuetisë ose e përleshjeve. Por nuk është shumë e nevojshme të kthehemi pas në kohë dhe qytetërim për të gjetur se si marshimet ushtarake i ndihmonin ushtarët të luftonin me më shumë kurajë. Muzika i ofron të sëmurit një mundësi ndryshe për të ndjerë veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve.



Dëmet e zhurmave



Ndoshta muzika rok mund të mos bëjë pjesë në standardet e profesorit serb, nëse konfirmohet një studim tjetër që në këtë rast është kryer nga studiuesit e Universitetit të Lundit në Suedi, që "ndotja" akustike nga trafiku urban ndikon negativisht në shëndetin e njerëzve. Studimi, i publikuar tek "Environmental Health Journal", ka analizuar të dhënat klinike të 24 mijë personave, duke i krahasuar me nivelin mesatar të zhurmës së trafikut në zonën e tyre të banimit. Të jetosh në rrugët ku prodhohen zhurma mbi 60 decibel, përkeqësohet me 25 për qind hipertensioni. Nëse niveli i zhurmave i kalon 64 decibel, përqindja arrin në 90. Edhe pse janë të pakët personat që i përkasin kësaj kategorie, në studim paraqiten me hipertension të lartë. Pra, të jetoni në heshtje dhe të dëgjoni muzikë çdo ditë, është terapia më e keqe që keni zgjedhur për veten.



Related

Psikologji 755217431561380851

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item