UKRAINË – Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

KIEV, 22 shkurt /ATSH-AFP/ - Më posht ë  vijojnë ngjarjet kryesore të ditës së sotme në Ukrainë, një ditë pas nënshkrimit të një marrëveshje...


KIEV, 22 shkurt /ATSH-AFP/ - Më poshtë vijojnë ngjarjet kryesore të ditës së sotme në Ukrainë, një ditë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për daljen nga kriza të arritur nën presionin evropian.
- Ora 8:00 GMT: Me mijëra persona janë mbledhur në Maidan, sheshi Pavarësia në qendër të Kievit, teatër i përplasjeve që kanë shkaktuar afërsisht 80 të vdekur që nga dita e martë. Manifestuesit vazhdojnë të kërkojnë largimin e presidentit Viktor Janukoviç. Madje një lider i grupit paraushtarak i ekstremit të djathtë, i ka bërë thirrje manifestuesëve që të sulmojnë pallatin presidencial nëse Janukoviçi nuk pranon të japë dorëheqjen para orës 8:00 GMT.
- Ora 8:15 GMT: Zëvendës presidenti i parlamentit ukrainas deklaroi në senacë parlamentare se presidenti i asmablesë, Volodymyr Rybak, shumë i afërt me presidentin Viktor Janukoviç, dha dorëheqjen. Rreth 40 deputetë të Partisë së Rajoneve, paria në pushtet, deklaruan se do të largohen nga ky formacion politik.
- Ora 8:30 GMT: Vitali Kliçko, njëri prej shefave të opozitës, kërkoi dorëheqjen e Janukoviçit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme në datën 25 maj. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, një ditë më parë, parashikohej që këto zgjedhje të oraganizoheshin në dhjetor. Vitali Kliçko deklaroi gjithashtu se Viktor Janukoviçi ishte larguar nga kryeqyteti.
- Ora 10:40 GMT: Krahu i djathtë i opozitares Julia Timishenko, Olexandre Turçinov, u zgjodh president i pralamentit ukrainas me 288 vota pro, në një total prej 450 votash. Ish-pjesatr i Revolucionit Portokalli, proevropianë që prej vitit 2004, ishte dënuar në vitin 2011 me shtatë vite burg për abuzim me pushtetin.
- Ora 10:45 GMT: Policia ukrainase deklaron se është në krahë të popullit dhe ndan të njëjtat aspirata me ta për ndryshime të shpejta.
- Ora 11:20 GMT: Një përkrahës tjetër i opozitares Julia Timoshenko, Arsen Avakovest, u ngarkua me detyrën e ministrit të Punëve të Brendëshme përkohësisht, me votim në parlament (275 vota pro në 324).
- Ora 11:30 GMT: Një këshilltare e presidentit Janukoviç konfirmon që presidenti ukrainas ndodhet në Krakovi.
- Ora 11:35 GMT: Parlamenti voton lirimin e menjëhershëm të Timoshenkos.
- Ora 12:00 GMT: Kryetari i rajonit të Krakovisë, Mihailo Dobkineon, deklaroi se po mbahet një kongres i rajoneve ukrainase proruse në po këtë qytet, në prani të deputetëve dhe qeveritarëve rusë. Objektivi i këtij kongresi është të mënjanohet gjakderdhja. Janukoviçi nuk ishte pjesë e këtij kongresi.
- Ora 12:15 GMT: Ministri Gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier, i bën thirrje qeverisë dhe opozitës që të respektojë marrëveshjen e daljes nga kriza. “Kemi dhënë një tabllo. Shpresoj se kjo mundësi do të kapet, ndoshta është shansi i fundit për të arritur në një zgjidhje paqësore për të ardhmen e Ukrainës”, theksoi ministri në një komunikim për shtyp. Ndërkohë që homologu i tij francez Laurent Fabius i bën thirrje dy palëve që “të evitojnë dhunën dhe të respektojnë marrëveshjen që kanë firmosur”.
- Ora 13:45 GMT: Presidenti i ri i parlamentit, Olexandre Turçinov, i dyti për nga pushteti në vend, i është kërkuar që të zëvendësojë presidentin në rast se ky pozicion mbetet bosh aktualisht. Ai ka theksuar se objektivi kryesor i opozitës është rikthimi i funksionimit normal të institucioneve”.
- Ora 14:10 GMT: Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç deklaron nëpërmjet televizionit se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se vendi është pranë një grushti shteti. Ai, për më tepër, thekson se vendimet e pralamentit nuk janë legjitime.
- Ora 14:30 GMT: Ushtria deklaron se nuk do të përfshihet në këtë konflikt.
- Ora 14:40 GMT: Moska dënon opozitën ukrainase dhe paralajmëron se rezikohet sovraniteti i Ukrainës.
- Ora 15:15 GMT: Parlamenti vendos se zgjedhjet presidenciale të parakoshme do të mbahen në 25 maj, duke shkarkuar nga detyra, de facto, Viktor Janukoviçin.
- Ora 15:50 GMT: Julia Timoshenko lirohet nga burgu dhe niset drejt Maidanit. “Diktatura ra në Ukrainë”, shkruan opozitarja në faqen e internetit të partisë së saj./

/G.S/

Related

Botë 2579366231559551233

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item