Edhe sot u protestua në Sarajevë e Mostar
Për të shtatëmbëdhjetën ditë me radhë është protestuar në Sarajevë, ku qytetarët janë mbledur para ndërtesës së presidencës së Bosnjes e Her...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/edhe-sot-u-protestua-ne-sarajeve-e.html
Për të shtatëmbëdhjetën ditë me radhë është protestuar në Sarajevë, ku qytetarët janë mbledur para ndërtesës së presidencës së Bosnjes e Hercegovinës. Qytetarët mbanin në dorë pankarta me të cilat kërkohej dorëheqjen e përfaqësuesve institucional të të gjitha niveleve. Demonstruesit po kërkojnë përmirësim të statusit social dhe ekonomik. Protestat janë zhvilluar të qeta, kurse ato i kanë mbikëqyrur një numër i vogël i policëve. Pjesëtarët e plenumit të qytetarëve, edhe kanë shpërndarë ushqim për protestuesit. Sipas gazetës Dnevni Avaz, pako ushqimore po iu dërgojnë protestuesve edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Protestuesit kanë paralajmëruar edhe për nesër se do të dalin para ndërtesës së presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, me të njëjta kërkesa, si në protestat e kaluara./rel/