Presidenti braktis Kievin, opozita ka kontrollin mbi godinat qeveritare
Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych ka braktisur Kievin dhe mendohet se është vendosur në një qytet pranë kufirit me Rusinë. Në Ukrainë p...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/presidenti-braktis-kievin-opozita-ka.html
Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych ka braktisur Kievin dhe mendohet se është vendosur në një qytet pranë kufirit me Rusinë.
Në Ukrainë për momentin ka një vakum pushteti, pasi edhe kryetari i parlamentit, Volodymyr Rybak ka dhënë dorëheqjen.
Sipas BBC, presidenca është bosh dhe askush nuk e ruan.
BBC raporton po ashtu se protestuesit opozitarë kanë kontrollin e plotë mbi godinat qeveritare.
Kryeqyteti është i qetë, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes që i jepte fund krizës politike.
Por pavarësisht marrëveshjes, mijëra njerëz ishin sërish në rrugët e Kievit.
Shumë protestues janë të çuditur me faktin që presidenca, që dikur ishte shumë e mbrojtur, tani është bosh.
Ndërkohë një nga liderët e opozitës, Vitaly Klitschko ka depozituar një kërkesë në parlament, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit.
Kjo do i hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Të enjten ishte dita më e dhunshme e protestave. Raportohet se të paktën 77 persona humbën jetën, policë dhe protestues.