Shqiptari që u bë i gjallë pas 50 viteve në facebook (VIDEO)

Një familje kosovare ia ka parë hairin Facebook-ut. Nëpërmjet këtij rrjeti social, pas 50 vjetësh dy motra kanë rënë në kontakt me vëllanë, ...


Një familje kosovare ia ka parë hairin Facebook-ut. Nëpërmjet këtij rrjeti social, pas 50 vjetësh dy motra kanë rënë në kontakt me vëllanë, me të cilin kishin humbur kontaktet, raporton KTV.
Nezir Islamin, i cili aktualisht jeton me familjen e tij në Lion të Francës, ishte larguar nga vendlindja më 1964.
Djali i vëllait të tij, Mehdi Islami, i cili jeton në fshatin Kaçibek të Podujevës, aty edhe ku kishte lindur edhe Neziri, tregon se si kishin humbur kontaktin me xhaxhain e tij.
Motrat e Nezirit thonë se kishin humbur shpresat që ai të gjendej i gjallë. E motra më e vogël thotë se ia kishte harruar edhe fytyrën vëllait të saj. Ato tani kanë komunikuar me Nezirin për herë të parë pas këtyre viteve nëpërmjet Facebook-ut, mirëpo në gjuhën frënge dhe angleze, pasi ai e ka harruar gjuhën amtare shqipe. Sipas tyre, Neziri nuk ka dhënë ndonjë arsye përse nuk ishte bërë i gjallë për një kohë kaq të gjatë.
Kohavisioni ka tentuar edhe vetë të kontaktojë me Nezirin në Facebook, mirëpo ai nuk ka kthyer përgjigje.
Familjarët thonë se Neziri u ka premtuar se shumë shpejt do të kthehet në Kosovë, derisa ata janë duke përgatitur një aheng të madh për ardhjen e tij.

Related

Lajme te rralla 3623914531551446499

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item