Një çift i dashuruar pakistanez vritet me gurë

Ritet e lashta të vrasjes me gurë për ata që tradhëtojnë vazhdojnë edhe sot në Pakistan. Gjashtë persona janë arrestuarnë jugperëndim të Pak...


Ritet e lashta të vrasjes me gurë për ata që tradhëtojnë vazhdojnë edhe sot në Pakistan.
Gjashtë persona janë arrestuarnë jugperëndim të Pakistanit, nën dyshimet për vrasjen e një burri dhe një gruaje me gurë të cilët dyshoheshin se tradhëtonin bashkëshortët respektivë.
Të dy viktimat ishin të martuar me njerëz të tjerë dhe u akuzuan për tradhëti bashkëshortore, besohet se ata ishin rreth moshës 20 dhe 30 vjeçare.
Zyrtarët lokalë thonë se burri dhe gruaja janë gjuajtur me gurë nga turma e irrituar deri sa kanë vdekur, në një fshat në provincën Baluçistan.
Babai dhe vëllai i gruas, si dhe babai dhe xhaxhai i burrit janë arrestuar bashkë me një klerik që ka lëshuar urdhrin për vrasjen e tyre. Një tjetër person i lidhur me klerikun po mbahet në burg.
Në pakistan qindra njerëz vriten çdo vit në emër të mbrojtjes së “nderit të familjes”, por vrasja me gurë është shumë e rrallë.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item