Si mund të jetosh më mirë?

Nr.10 Bëhu optimist Optimizmi ju bën më të shëndetshëm, më të lumtur dhe ju zgjat jetën. Në ushtri optimizmi ju mësohet ushtarëve për të rri...

Nr.10 Bëhu optimist

Optimizmi ju bën më të shëndetshëm, më të lumtur dhe ju zgjat jetën. Në ushtri optimizmi ju mësohet ushtarëve për të rritur përgatitjen e tyre mendore. Optimizmi ju bën vetëbesues dhe ju rrit performancën.

Nr.9 Prek dikë

Prekja zvogëlon stresin, përmirëson performancën në skuadër dhe ju ndihmon të jeni të motivuar. Përqafimet ju bëjnë të lumtur. Seksi mund të ndihmojë të ndalojë ataket kardiake dhe kancerin, si dhe përmirëson sistemin tuaj imunitar duke zgjatur jetën.

Nr.8 Qesh

Njerëzit që përdorin humorin për të luftuar stresin kanë një sistem imunitar më të mirë, duke zvogëluar mundësitë për probleme me zemrën, ndiejnë më pak dhimbje dhe jetojnë më gjatë.E qeshura është si një vitaminë ditore. Thjesht duke kujtuar momentet e këndshme mund të përmirësoni edhe marrëdhëniet tuaja. Humori ka shumë të mira.

Nr.7 Përballu me sfidat

Të mësosh një gjuhë të huaj mund t’iu ndihmojë të mbani mendjen e mprehtë. Leksionet e muzikës rritin inteligjencën. Duke sfiduar besimet tuaja forconi mendimet. Duke forcuar vullnetin me një përpjekje të vogël çdo ditë do të jeni duke ecur edhe drejt rritjes së inteligjencës suaj. Edukimi dhe përballja me sfidat, janë dy gjëra, për të cilat njerëzit kthejnë gjithmonë kokën pas dhe përgëzojnë vetveten.

Nr.6 Flini mjaftueshëm

Nuk mund të jesh i lumtur kur je i lodhur. Dhe çlodhjen e mirë e sjell gjumi i mjaftueshëm. Më pak gjumë = më shumë mundësi për t’u sëmurur. Më pak gjumë = më pak etikë. “Gjumi është i bukur”. Edhe dremitja është e shëndetshme gjithashtu. Dremitja rrit vëmendjen dhe performancën në punë, dëshirën për të mësuar dhe largon emocionet negative duke i zëvendësuar me pozitive.

Nr.5 Meditoni

Meditimi mund të rrisë shkallën e lumturisë, kuptimin e jetës, mbështetjen sociale dhe përqëndrimin, duke zvogëluar inatin, depresionin dhe lodhjen. Përveç kësaj lutja mund t’ju bëjë të ndjeheni më mirë edhe sikur të mos jeni besimtar.

Nr.4 Shprehni mirënjohje

Mirënjohja ju bën të lumtur dhe përmirëson marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Mirënjohja mund t’ju bëjë një person më të mirë dhe në të njëjtën kohë e bën jetën më të mirë edhe për ata që ju rrethojnë.

Nr.3 Kaloni kohë me miqtë dhe familjen

Eksperti i Harvardit, studiuesi Daniel Gilbert ka zbuluar se të kalosh kohë me miqtë dhe familjen është një prej burimeve më të mëdha të lumturisë në jetën tonë. Marrëdhëniet vlejnë më shumë se sa mendoni ju (nga një studim që krye në SHBA, nëse do të përkthehej në para, marrëdhënia me të tjerët do të vlente 130.000 USD në vit). Të ndjehesh i pashoqërueshëm ose i vetmuar, do të duket vetja i pavlerë. Njerëzit që kanë jetuar më gjatë kanë qenë të përfshirë në marrëdhënie sociale me shumë të afërm e familjarë. Miqtë janë çelësi i përmirësimit të jetës tuaj. Të ndash lajmet e mira e të këqija me dikë, ose anasjelltas do të thotë të  përmirësosh marrëdhëniet me të tjerët.

Nr.2 Merru me aktivitet fizik

Ne e dimë të gjithë se sa e rëndësishme është, por nuk merremi me aktivitet fizik aq sa duhet. Përveç gjithë të mirave që na sjell për shëndetin, aktiviteti fizik ju bën më të zgjuar, më të lumtur, përmirëson gjumin, ju forcon besimin në vetvete dhe respektin për trupin tuaj. Sipas një studimi të fundit, ky është sekreti për të jetuar mirë.

Nr.1 Dilni në natyrë

Ndoshta ne e vlerësojmë pak rëndësinë e afrimitetit me natyrën (kjo vërtetohet nga disa studime). Të jesh pranë natyrës, zvogëlon stresin, ju bën më krijues, përmirëson memorjen dhe ç’është më e rëndësishmja, ju bën një njeri më të mirë./100revista

Related

Shëndet & estetikë 464143845059433100

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item