FOTOT/ “Pasi vrava personin e 22-të, nuk i numërova më”

Historia e saj po trondit Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse dëshmia e saj ende nuk është e vërtetuar dhe ka shumë njerëz që hedhin d...

Historia e saj po trondit Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse dëshmia e saj ende nuk është e vërtetuar dhe ka shumë njerëz që hedhin dyshime mbi të.
Bëhet fjalë për 19- vjeçaren Miranda Barbour, që ka deklaruar se ka vrarë së paku 22 njerëz.
Madje ajo ka deklaruar se pasi vrau personin e 22-të, nuk i numëroi më.
Për hetuesit, ajo ka deklaruar se ka vrarë vetëm njerëzit e këqij, që bënin gjëra të këqija.
Ajo i ka pranuar krimet në një intervistë për një gazetë nga burgu.
Ajo thotë se ka marrë pjesë së paku në 22 vrasje në gjashtë vitet e shkuara në Alaska, Teksas, Karolinën e Veriut dhe në Kaliforni.
Barbour thotë se ka qenë pjesë e një kulti satanik dhe i nisi vrasjet në Alaskë, kur ishte 13 vjeç.
Në intervistë, ajo ka deklaruar se është abuzuar seksualisht kur ka qenë katër vjeç.
Ajo thotë se në sektin satanik e ka futur një person, të cilin nuk e ka identifikuar.
Në prangat e policisë ka rënë edhe bashkëshorti i saj, me të cilin kishte lidhur kurorë në tetor të vitit të shkuar.
Elytte Barbour, 22 vjeç, ka pranuar se gruaja e tij organizonte takime me meshkuj përmes faqes Craigslist.
Por ai tha se nuk i bëhej vonë, pasi nuk ka pasur kontakte seksuale mes gruas së tij dhe klientëve.
“Ajo nuk ishte prostitutë,” tha ai.
Por një nga personat me të cilët dilte e shoqja, u gjet i vdekur.
Prokuroria thotë se të dy e kanë vrarë Troy LaFerrara pasi e takuan online.
Organi i akuzës kërkon burgim të përjetshëm për të dy.
Adoleshentja ka edhe një fëmijë, të cilin thuhet se e ka me një burrë, që tani ka vdekur.
Edhe vdekja e tij po hetohet.





Related

Botë 207811005540804343

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item