Samsung Galaxy S5, data e lansimit & specifikat!
Viti i ri 2014 është në rrugë të mirë për nga ana e teknologjisë dhe ne jemi të ngazëllyer më teknologjinë e mahnitshme të re që do të dalë ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/samsung-galaxy-s5-data-e-lansimit.html
Viti i ri 2014 është në rrugë të mirë për nga ana e teknologjisë dhe ne jemi të ngazëllyer më teknologjinë e mahnitshme të re që do të dalë në muajt e ardhshëm.
Vitin e kaluar, pavarësisht thashethemeve, Galaxy S4 ishte kishte në MWC 2013. Pajisja u lansua më 14 mars. Ndoshta kompania Samsung do ta ruajë datën e njëjtë të prezantimit të pajisjes pikërisht më 14 mars “ndoshta” lansohet Samsung Galaxy S5.
Specifikat e Galaxy S5
Eshtë e domosdoshme që të mbani në mend se ky informacion vjen nga burime jozyrtare , në mënyrë që të jeni mendje hapur dhe duke ditur se asgjë nuk është e sigurt deri sa Samsung të bëjë njoftimin zyrtar.
Sistemi Operativ i Galaxy S5: Android 4.4 KitKat
Nuk ka mungesë të thashethemeve rreth Galaxy S5, por sipas tyre pajisja do të drejtohet nga sistemi operativ Android 4.4 KitKat. KitKat tashmë ka filluar rrugën e vet për të arritur tek pajisjet Galaxy S4 dhe Galaxy Note 3. Versioni 4.4 i Android do të ketë disa ndryshime të dukshme në ndërfaqen e përdoruesit.
TouchWiz UI
Samsung godet në ndërfaqen e përdoruesit të quajtur Android TouchWiz. Kompania ka debutuar në ridizajnimin e plotë të TouchWiz UI në Galaxy S5 që përbëhet nga kolona e kartave të cilat do të shfaqin më shumë informacione në lidhje me aktivitetet e përditshme të përdoruesve të tilla si urdhrat online, fluturimet e ardhshme , kontakte sociale, emërimet , rezultatet sportive dhe shumë tjera.
Procesorët e Galaxy S5
Qualcomm ka një mikroprocesor të ri Snapdragon 805 , por deri tani nuk është përfolur se Galaxy S5 do të debutoj më këtë çip . Eshtë krejt e mundur që Samsung mund të përdorë një kombinim të procesorëve Qualcomm të ndarë për shtete dhe për tregje të ndryshme, gjithashtu është përfolur se Galaxy S5 mund të vijë me një procesor 64 -bit Exynos 6 .
Këtë javë, analisti i famshëm i Apple, Ming Chi Kuo bëri disa parashikime në lidhje me pajisjen e re të Samsung. Kuo beson se Samsung do të prezantoj dy modele të pajisjes Galaxy S5 ”Prime” dhe “Standard”, modeli Prime 32 bit më procesor octa-core Samsung Exynos 5430. Ndërsa modeli Standard do të vijë më procesor Qualcomm Snapdragon 800 dhe octa-core Samsung Exynos 5422.
RAM: 3 GB
Nuk kemi asnjë raport apo burim zyrtar që na tregon se memoria RAM e Galaxy S5 do të jetë saktësisht 3 GB, por sipas thashethemeve rreth procesorëve kemi llogaritur se memoria maksimale e Galaxy S5 do jetë 3 GB, pra pajisja do vijë me 3 GB RAM memorie.
Jeta e Baterisë
Pajisja aktuale Galaxy S4 posedon një bateri 2,400 mAh, pasardhësi i tij pritet të shkojë përtej kësaj. Fjalët tregojnë se Galaxy S5 do të vijë me një bateri 4,000 mAh, e cila do të jetë e mjaftueshme për ekranin AMOLED. Një bateri e madhe padyshim që do të rrisë jetëgjatësinë e përdorimit të rrjetit Wi-Fi, 3G dhe LTE si dhe për regjistrim të videove në formatin Full HD.
Ekrani i Galaxy S5
Ka pasur shumë thashetheme në lidhje më ekranin e Galaxy S5. Si gjithmonë të gjitha ato raporte kanë ardhur nga burime jozyrtare, Samsung nuk ka zbuluar asgjë kështu që na mbetet vetëm të presim. Galaxy S4 është prezantuar me një ekran 5.0 inç Super AMOLED më rezolucion 441 pixel. Madhësia e ekranit në Galaxy S5 pritet të jetë 5.25 inç.
Ekran fleksibël?
Samsung tashmë ka prezantuar shumë modele të smartphone secili më tipare të veçanta. Ky smartphone thuhet të prezantohet më ekran fleksibël. Thashethemet e fundit tregojnë të kundërtën, kinse kompania pretendon se nuk ka mundur të prodhojë panelet e lakuara të ekranit në sasi të mjaftueshme brenda periudhës kohore të kërkuar, por gjithashtu tregon se do të bëjë të pamundurën për të vazhduar më idenë në pajsijet e ardhshme. Tani besohet se një tjetër smartphone më ekran të lakuar do të dalë nga Samsung më vonë në vit.
Skanim i syve
Apple mund të ketë vjedhur qendrën e vëmendjes më skanimin e gishtit në kontakt më ID në pajisjen e fundit iPhone 5S, por Samsung është ende duke ndjekur hapat për të hyrë në këtë rrugë. Samsung do të prezantojë skanimin e syve përmes të cilit do të përcaktohet se a është pajisja e atij përdoruesi apo jo, ngjashëm më tiparin fingerprint në iPhone 5S.
Kamera e Galaxy S5
Nuk është e gjitha vetëm tek ekrani, pamja e jashtme, procesori dhe RAM-i, rolin kryesor ne të gjitha këto e luan kamera e pajisjes, sot përdoruesit duan një smartphone më një kamerë perfekte me të cilën mund të fotografojnë dhe ingjizojnë në ditëlindje dhe nëpër ngjarje të ndryshme.
Thashethemet lënë të kuptohet se Galaxy S5 do të posedojë një kamerë të pasme 16 mega pixel më teknologjinë ISOCELL. ISOCELL do të mundësojë përformancë më të mirë në pajisjen S5 dhe do të lejojë riprodhim më të mirë të ngjyrave, në krahasim me teknlogjinë BSI, e cila normalisht gjendet në shumicën e kamerave të smartphone sot. Teknologjia ISOCELL me siguri do të jetë e mirëpritur për stabilizim optik të imazheve.
Dizajni industrial i Galaxy S5
Në vitin 2013 flitej që Samsung do të heqë dorë nga plastika dhe në vend të saj do të përdorte material metalik për smartphone-t e saj të brezit të ardhshëm.
Trup metali apo plastike? Ndoshta plastike
Nëse Samsung vendos të prodhojë pajisje më material metalik atëherë Samsung do të rrisë kostot e prodhimit si dhe të shtoj peshën e pajisjes, diçka që ndoshta do t’i largoj përdoruesit.
Kalimi nga plastika në metal do të komplikonte procesin e prodhimit. Për më tepër, një trup metali do të thotë që bateria do të jetë e palëvizshme, e cila mund të dëmtoj shpresat e shumë konsumatorëve. /TechSot.Al/